Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhje në Gjermani, si votojnë ata me origjinë të huaj?

2025/02/22 at 6:22 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Zgjedhje në Gjermani, si votojnë ata me origjinë të huaj?

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Gjermani të dielën (23.02.) rreth 60 milionë vetë do t’i drejtohen kutive të votimit. Në vitet e fundit është rritur edhe numri i atyre që kanë sfond migracioni dhe të drejtë vote. Rreth 7 milionë votues kanë origjinë të huaj. Kujt do t’ia japin ata votën të dielën? Për shkak të turbulencave ekonomike të Gjermanisë dy vitet e fundit, një gjë dihet: pavarësisht nëse janë gjermanë “të rinj” apo gjermanë brez pas brezi, telashet e Gjermanisë sot i prekin të gjithë njësoj: Ngecja ekonomike, inflacioni dhe çmimet e larta të energjisë, ushqimeve dhe qirave, siguria në vend, perspektiva për të ardhmen.


Kujt do t’ia japin votën migrantët të dielën e 23 shkurtit?Fotografi: Revierfoto/dpa/picture alliance

Studimi i fundit i Qendrës Gjermane për Studimet e Migracionit dhe Integrimit (DeZIM) konstaton, se si gjermanët pa sfond migracioni edhe ata me rrënjë të huaja ndajnë të njëjtat shqetësime. Problemi kryesor mbetet ekonomia dhe inflacioni. Por një dallim kanë nga gjermanët, personat me sfond migracioni kanë më shpesh frikë se bëhen viktima të dhunës. Nga ana tjetër ata janë më të shqetësuar se gjermanët me rrënjë për çështjet financiare, për tema si pensionet apo banimi. Edhe konflikti në Lindjen e Mesme luan rol në shqetësimet e këtij grupi, me 43% ky shqetësim është më i madh, se gjermanët pa sfond migrimi. Aspekt që konstatohet në studim është, se qytetarët gjermanë me sfond migracioni shkojnë më rrallë drejt kutive të votimit, se sa gjermanët pa rrënjë të huaja.

Cila parti është më e preferuara?

Togfjalëshi vota e migrantëve duhet specifikuar, sepse ky grup gjermanësh me rrënjë të huaja është mjaft i larmishëm. Potencialisht çdo parti mund t’i bënte për vete gjermanët e rinj. Bashkautori i studimit të DeZIm, Dr. Jannes Jacobsen thekson se “njerëzit me sfond migrimi nuk janë një grup homogjen. Preferencat e tyre zgjedhore shtrihen tek i gjithë spektri partiak. Raportimet, se vota e migrantëve mund të vendosë për suksesin e partive të caktuara, nuk konfirmohet në studimin tonë.” Megjithatë edhe migrantët kanë preferenca të caktuara.

Reklamë

Sipas studimit të Qendrës Gjermane për Studimet e Migracionit dhe Integrimit (DeZIM) Partia Socialdemokrate, SPD është në pararojë tek preferencat e këtij grupi votuesish. Sipas studimit rreth 76% e të anketuarve do ta jepnin votën për SPD. Pastaj renditet CDU dhe CSU me rreth 71%. Për Të Gjelbrit do e jepnin rreth 57% e personave votues me sfond migrimi. Për liberalët, FDP, 53%. Partia AfD arrin 21% të preferencës, më e ulta ndër partitë kryesore gjermane.

Qendra DeZIM ka analizuar të dhënat e 2689 gjermanëve me të drejtë vote, për një periudhë nga dhjetori 2023 deri në mars 2024. Sipas tyre tradicionalisht gjermano-turqit e japin votën për SPD, gjë ka lidhje edhe me “socializimin politik” të tyre, thekson DeZIM. Nga ana tjetër gjermano-turqit janë ndër ata qytetarë me sfond migracioni që shkojnë më pak të votojnë.Brezat e parë të gjermanëve me origjinë turke erdhën si “Gastarbeiter” në Gjermani në vitet 50-60-të. Shpesh kanë qenë edhe anëtarë të sindikatave.

Ishte një fushatë e shkurtër zgjedhore, zgjedhjet e parakohshme u bënë të nevojshme pas dështimit të koalicionit qeverisës në nëntor të vitit të kaluarFotografi: Bernd Weißbrod/dpa/picture alliance

Dallime në bazë të vendit të origjinës

Studimi konstaton dallime brenda grupit të gjermanëve me sfond migracioni, nëse do të merreshin në konsideratë zonat nga ata vijnë. Për shembull tek votuesit, që nuk i kanë rrënjët në vendet e BE, gjen më pak mbështetje për Të Gjelbrit krahasuar me gjermanët pa sfond migracioni. Interesante është edhe konstatimi, se E Majta dhe Aleanca Sahra Wagenknecht janë më të preferuara tek shumë grupe votuesish me sfond migracioni se sa tek votuesit gjermanë pa këtë sfond. Kurse tek qytetarët gjermanë me rrënjë në vendet e BE, në Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore apo Turqinë AfD nuk është partia e preferuar. AfD është partia më e preferuar tek ruso-gjermanët.

Ishte një fushatë e shkurtër zgjedhore, zgjedhjet e parakohshme u bënë të nevojshme pas dështimit të koalicionit qeverisës në nëntor të vitit të kaluarFotografi: Bernd Weißbrod/dpa/picture alliance

Rritje e interesit të partive gjermane

Rritja e elektoratit me origjinë të huaj ka kohë që ka zgjuar interesin e partive gjermane. Megjithëse ky nuk është elektorat i njësuar, partitë gjermane duan të bëjnë për vete gjermanët e rinj. Shpesh aktivistët e partive kërkojnë drejtpërdrejt dialogun me qytetarët me origjinë të huaj, në shoqatat e tyre, xhami apo aktivitete të tjera. Partitë kanë krijuar edhe rrjetet e tyre për të kontaktuar qytetarët me sfond migracioni. Nganjëherë ato përdorin edhe gjuhën e migrantëve për t’i bindur për votën.

Mesazhi kryesor është: Ju jeni pjesë e Gjermanisë. Sepse shumë qytetarë me origjinë të huaj, megjithëse janë gjermanë, ndjehen të përjashtuar. Mes tyre edhe të rinj, që kanë lindur këtu. “Ka një grup të madh të rinjsh që në jetën e përditshme u jepet ndjesia se nuk i përkasin plotësisht Gjermanisë për shkak të përvojave të diskriminimit dhe përjashtimit. Kjo ndjenjë çon në lëndime dhe këto lëndime mund të bëjnë që të rinjtë të largohen nga politika dhe të mos votojnë fare”, thotë Yunus Ulusoy nga Qendra për Studime Turke dhe Integrim (ZfTI) në Essen.

Megjithëse duket paradoksale, po AfD-ja që përdor gjuhë nxitëse kundër migrantëve, kërkon votën e tyre, jo pa sukses. Sipas bashkëdrejtueses të Komunitetit Turk në Gjermani (TGD), Aslihan Yesilkaya-Yurtbay, kjo parti ka mbështetje ndërkohë edhe mes gjermanëve me origjinë turke. “Për fat të keq ka edhe qytetarë me origjinë turke që simpatizojnë me AfD”, tha Yesilkaya-Yurtbay për agjencinë e lajmeve AfP së fundmi. Sipas saj, AfD përpiqet të bëjë për vete të rinjtë me origjinë turke sidomos në platformën TikTok./ DW



Ju sugjerojmë

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake
Rajoni

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

29 Korrik, 2025 10:56 pm
Dy ditë nga zgjedhja e Trump, Putin: Rendi i ri botëror po ngrihet
Bota

Putin i përgjigjet Trump duke goditur 73 qytete dhe fshatra në Ukrainë

29 Korrik, 2025 10:52 pm
Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
Bota

Trump thirrje Putin: Ke 10 ditë kohë për të arritur armëpushimin me Ukrainën

29 Korrik, 2025 10:28 pm
Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar
Bota

Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar

29 Korrik, 2025 9:36 pm
Ky është çmimi që Chelsea ka vendosur për Brojën
Sport

Ky është çmimi që Chelsea ka vendosur për Brojën

29 Korrik, 2025 9:11 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Lezhë/ Makina përplas 10-vjeçarin me biçikletë, fëmija niset drejt Traumës

29 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarret në Spanjë, digjen 500 hektarë pyje
Bota

Zjarret në Spanjë, digjen 500 hektarë pyje

29 Korrik, 2025 8:36 pm
Britania mund ta njohë shtetin palestinez, Izraeli: Shpërblim për Hamasin
Bota

Britania mund ta njohë shtetin palestinez, Izraeli: Shpërblim për Hamasin

29 Korrik, 2025 8:01 pm
Gaza/ Bandat vjedhin ndihmat, shumë pak shpërndahen tek palestinezët
Bota

Gaza/ Bandat vjedhin ndihmat, shumë pak shpërndahen tek palestinezët

29 Korrik, 2025 7:40 pm
Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?
InstaBIZ

Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?

29 Korrik, 2025 7:36 pm
Para
Rama: Presidenti i Emirateve të Bashkuara mbërrin nesër në vendin tonë

Rama: Presidenti i Emirateve të Bashkuara mbërrin nesër në vendin tonë

Arsenal mposhtet në shtëpi dhe “dorëzon” titullin

Arsenal mposhtet në shtëpi dhe "dorëzon" titullin

Kokainë në lokal/ Arrestohet pronari në Berat, në pranga dhe bashkëpunëtorët që shpërndanin lëndën narkotike

Kokainë në lokal/ Arrestohet pronari në Berat, në pranga dhe bashkëpunëtorët që shpërndanin lëndën narkotike
















TE FUNDIT

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake
29 Korrik, 2025

Pjesëtarët e Brigadës së 72-të për Operacione Speciale në ushtrinë serbe dhe njëra prej brigadave speciale në ushtrinë e Kinës,...

Lexo më shumë

Putin i përgjigjet Trump duke goditur 73 qytete dhe fshatra në Ukrainë

Dy ditë nga zgjedhja e Trump, Putin: Rendi i ri botëror po ngrihet
29 Korrik, 2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se të paktën 22 persona kanë humbur jetën, teksa 85 të tjerë janë plagosur...

Lexo më shumë

Trump thirrje Putin: Ke 10 ditë kohë për të arritur armëpushimin me Ukrainën

Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
29 Korrik, 2025

Duke filluar nga data 29 korrik, Vladimir Putin ka 10 ditë kohë për të arritur një armëpushim me Ukrainën, ndryshe...

Lexo më shumë

Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar

Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar
29 Korrik, 2025

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e fortë në Pekin dhe zonat përreth kanë shkaktuar të paktën 30 të vdekur dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com