Komisionerët e Venecias të cilët qëndrojnë prej dy ditësh në Shqipëri për të diskutuar mbi draftet e përgatitura për Reformën në Drejtësi kanë dhënë në mbrëmje një konferencë për shtyp.
Komisioneri Tomas Markert tha se për drejtuesit e lartë janë dhënë dy variante zgjidhje: Ekspertët kanë propozuar zgjidhjen me 3/5 e votave dhe opozita me 2/3 e votave. “Të dyja variantet janë në përputhje me kriteret e Bashkimit Evropian dhe nuk mund të thotë Venecia se kush është e duhura. Ndaj duhet konsensus”
Ndiqni videon ku flet komisioneri Tomas Markert