Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, “kundërshton fuqishëm” deklaratat e nënpresidentit të SHBA-së, JD Vance, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, cili akuzoi në mënyrë të përgjithshme qeveritë evropiane se po injorojnë shqetësimet e votuesve mbi emigracionin dhe se po kufizojnë lirinë e shprehjes.
“Demokracia u vu në pikëpyetje nga nënpresidenti i SHBA-së për të gjithë Evropën më herët,” tha Pistorius nga skena kryesore e konferencës.
“Ai flet për shkatërrimin e demokracisë. Dhe, nëse e kam kuptuar saktë, ai po e krahason gjendjen në disa pjesë të Evropës me atë në rajone autoritare… kjo nuk është e pranueshme.”