Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar Arens Çelën në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë. Çela do të mbajë këtë post në një mandat 3-vjeçar.
Arens Çela ka qenë drejtues i komanduar në Prokurorinë e Tiranës që prej muajit Prill pas shkarkimit të Elisabeta Imerajt nga Vettingu.
Ai ishte më parë prokuror në ish-Gjykatën e Krimeve të Rënda./Opinion.al