Arbër Zeneli dhe Herenveni i tij janë surpriza e kampionatit deri sot dhe dje surprizuan prapë, duke barazuar me Fejnordin kryesues me rezultatin 2-2.
Sulmuesi i Kosovës shënoi në minutën e 60-të, duke barazuar shifrat në 2-2, qe nuk ndryshuan deri në fund të lojës. Zeneli dha asistin edhe per golin e parë të Herenvenit, ndaj është vendosur në formacionin më të mirë të javës në Holandë.
Portali “ football-oranje.com” shkruan: Herenveni ka surprizuar të gjithë në Holandë dhe një ndër më të mirët të këtij ekipi është Zeneli. Kosovari shkëlqeu ndaj Fejnordit ku perveç asistit, shënoi edhe një gol fantastik me gjuajtje nga distanca.