Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nderoi të shtunën, ushtarët e ishullit të gjarpërinjve në një postim në Telegram teksa përkujtoi ditën e 500-të të pushtimit rus të Ukrainës.
Ishulli i gjarpërinjve, një ishull ukrainas në Detin e Zi, u bë i famshëm kur, në ditën e parë të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, një ushtar ukrainas në ishull i dha një mesazh marinës ruse që po afrohej:
“Anije luftarake ruse, ik pir*** “.
Sfida e guximshme e ushtarit u bë një simbol i hershëm i rezistencës ukrainase, në një kohë kur shumë prisnin që ushtria ruse të mposhtte Ukrainën dhe të jepte një fitore të shpejtë për Moskën.
“Ishulli i gjarpërinjve. Ishulli i lirë i Ukrainës së lirë. I jam mirënjohës të gjithëve që luftuan këtu kundër pushtuesit. Ne përkujtuam heronjtë që dhanë jetën në këtë betejë – një nga më të rëndësishmet gjatë luftës në shkallë të gjerë”, tha Zelensky në postim.