Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dëshiron që homologu i tij rus Vladimir Putin të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në një bodrum duke përdorur një kovë për nevojat e tij personale, një praktikë që forcat ruse e kanë përdorur vazhdimisht për civilët ukrainas.
Gjatë një vizite të bërë në një fshat në rajonin e Ukrainës veriore, ku trupat ruse mbanin civilët ukrainas të mbyllur në kushte ekstreme, Zelensky ka folur mbi Vladimir Putin.
Ai ka komunikuar me qytetarët vendas, duke i falënderuar ata që luftuan me guxim për jetën e tyre dhe ndërkohë i ka ururar Putinit të përjetojë të njëjtën gjë, siç kanë përjetuar edhe ukrainasit.
“Pasi e pashë gjithë këtë, unë mund t’i uroj vetëm presidentit rus Putin që të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në një bodrum, duke përdorur një kovë për nevojat e tij personale”, tha ai.
Në vitin që lamë pas ushtarët ukrainas zbuluan një bodrum në një shkollë, ku rusët kishin mbajtur rreth 400 banorë robër për 27 ditë, nga të cilët 11 persona kishin ndërruar jetë./Opinion.al