Presidenti Zelensky tha se Ukraina ka arritur një pikë kthese dhe është “në rrugën e fitores”.
Duke folur në një fjalim televiziv më herët, ai thotë: “Nuk është e mundur të thuhet se sa ditë do të duhen për të çliruar tokën ukrainase.
“Por mund të thuhet se do ta bëjmë këtë sepse kemi arritur tashmë pikën e kthesës strategjike, jemi në rrugën drejt fitores sonë”-tha ai.
Kjo është një “luftë patriotike” kundër një “armiku të fortë dhe kokëfortë që nuk u kushton vëmendje mijëra ushtarëve të vet të vdekur”,-thotë ai.
Ai përsëriti thirrjen e tij për BE-në që të bëjë më shumë për Ukrainën ndërsa Rusia zgjeron sulmin e saj, duke synuar qytete të reja brenda natës.
“Natën pushtuesit bombardonin një fabrikë këpucësh, një bllok banesash dhe një çerdhe në Dnipro. Për çfarë?
“Nëse vazhdon kështu, çmimi i sanksioneve për Rusinë nuk është i mjaftueshëm… ne presim sanksione të reja – Rusia duhet të paguajë për këtë luftë tmerri”,-tha Zelensky./Opinion.al