Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur fjalën e tij në Samitin për Ukrainën që po mbahet në Tiranë.
Ai është shprehur se tani po përcaktohet rrugëtimi që po ndjek Evropa për brezat e ardhshëm.
Po ashtu Zelensky theksoi se Putini duhet të humbasë, pasi “dështimi i tij është siguri për Ukrainën”.
“Është hera e dytë që takohemi. Së pari në Athinë dhe tani në Tiranë. Edi, e vlerësoj mikëpritjen tuaj. Të gjithë e kuptojmë që tani po përcaktohet rrugëtimi që do ndjeke Evropa për breza të ardhshëm. Evropa duam të jetë ajo hapësirë ku çdo komb përcakton fatet e vet.
Tani Putini dëshiron të bëjë këtë gjë. Armiqësia që ai bën, duke detyruar kombet që të bëjnë ashtu sic do ai, është një përpjekje për diktat.
Është e rëndësishme për ne që regjimi i Putini të humbasë. Dëshmimi i tij është siguria jonë.”, tha Zelensky.