Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zelensky krahason Rusinë e sotme me Gjermaninë naziste

2023/05/08 at 4:54 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zelensky krahason Rusinë e sotme me Gjermaninë naziste

Rusia lëshoi të hënën numrin më të madh të dronëve kundër Ukrainës prej disa muajsh, në prag të 9 majit kur Moska shënon kapitullimin e Gjermanisë naziste.


Kryebashkiaku i Kievit tha se Rusia kishte lëshuar 60 dronë kamikaze të prodhuar nga Irani, 36 prej të cilëve kishin në shënjestër kryeqytetin. Ukraina tha se të gjithë dronët ishin goditur dhe se nga rrëzimi i mbetjeve të tyre ishin plagosur pesë vetë. Kievi e shënoi të hënën ditën e humbjes së Gjermanisë naziste një ditë më parë nga Moska, atëherë kur vendet perëndimore festojnë fitoren e Evropës ndaj nazizmit.

Në një shkëputje të re simbolike nga Moska, Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha se do ta shpallë zyrtarisht 8 majin një ditë përkujtimi në Ukrainë.

Duke iu drejtuar kombit nga një kodër me pamje nga Kievi, presidenti Zelenskiy tha se “e keqja e vjetër” është kthyer, këtë herë në formën e një lufte nga Rusia që ka të njëjtin objektiv si nazistët: atë të “skllavërimit dhe shkatërrimit” – por se Moska nuk do të kishte sukses.

“Ne po i kthejmë vendit tonë historinë e vërtetë pa ndikime ideologjike. Më 8 maj shumica e vendeve të botës kujtojnë madhështinë e fitores ndaj nazistëve,” tha ai në një video të postuar në aplikacionin Telegram.

Duke konsoliduar më tej ndarjen e Ukrainës me të kaluarën e saj sovjetike, presidenti Zelenskiy tha se kishte paraqitur një projektligj në parlament për ta bërë zyrtarisht 8 majin një ditë kujtimi dhe fitoreje, ndërsa 9 majin – kur Rusia shënon ditën e fitores – Ditë të Evropës.

“Sot, unë nënshkrova dekretin përkatës dhe çdo vit nga nesër, 9 maj, ne do të përkujtojmë unitetin tonë historik – unitetin e të gjithë evropianëve që shkatërruan nazizmin dhe do të mposhtin ‘rusizmin’”, tha ai, duke përdorur një fjalë me të cilën ukrainasit i referohen atij që e quajnë fashizëm rus.

Për Rusinë, 9 maji është një nga ngjarjet më të rëndësishme kombëtare – një kujtim i sakrificave të mëdha të bëra nga Bashkimi Sovjetik për mposhtjen e Gjermanisë naziste.

Rusia Sovjetike dhe Ukraina Sovjetike pësuan humbje të mëdha jetësh në luftë.

Kremlini reagoi ndaj deklaratës së presidentit Zelenskiy duke thënë se kremtimi i Ditës së Fitores më 9 maj është diçka ‘e shenjtë’ për shumë njerëz në Ukrainë.

I pyetur për planin e zotit Zelenskiy, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se “ka veteranë edhe atje (në Ukrainë) që morën pjesë në Luftën e Madhe Patriotike dhe të afërm të tyre, për të cilët kjo ditë është dhe do të mbetet e shenjtë”.

Dorëzimi pakushte i Gjermanisë naziste hyri në fuqi në orën 23:01, më 8 maj 1945, kur në Moskë kishte hyrë 9 maji.

Moska ka intensifikuar sulmet në kryeqytetin ukrainas Kiev dhe qytete të tjera anembanë vendit përpara 9 majit, dhe disa analistë thonë se presidenti Vladimir Putin do që të sigurojë një fitore në frontin e luftës që të përkojë me festën./VOA

Etiketa: gjermanirusiukraineVolodymyr Zelensky


Ju sugjerojmë

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Life Style

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

5 Qershor, 2026 5:18 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Trump investon 700 milionë dollarë në termocentralet me qymyr

5 Qershor, 2026 4:22 pm
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës?
Sport

Sa vlen fitorja e Kupës së Botës?

5 Qershor, 2026 4:19 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

38-vjeçari tentoi t’i merrte armën e shërbimit efektivit, zbardhet ngjarja në Tiranë

5 Qershor, 2026 4:13 pm
Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
Bota

Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit

5 Qershor, 2026 3:35 pm
Dhuna në Zvërnec, arrest me burg për dy rojet private
Kronikë

Dhuna në Zvërnec, arrest me burg për dy rojet private

5 Qershor, 2026 3:31 pm
Macron dhe Merz:BE duhet të tregojë vullnet për zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor
Bota

Macron dhe Merz:BE duhet të tregojë vullnet për zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor

5 Qershor, 2026 3:28 pm
Integrimi/ Rama: Nuk mund të rrimë në pritje, ndonjë mund të njohë gangsterin rus
Kryesore

Integrimi/ Rama: Nuk mund të rrimë në pritje, ndonjë mund të njohë gangsterin rus

5 Qershor, 2026 1:59 pm
Samitit BE–Ballkani Perëndimor, Rama takohet me kryeministrin e Holandës në Tivat
Kryesore

Samitit BE–Ballkani Perëndimor, Rama takohet me kryeministrin e Holandës në Tivat

5 Qershor, 2026 1:33 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Dhunohen dy vëllezërit në Laç, njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri

5 Qershor, 2026 10:32 am
Para
Provincat e Afrikës goditen nga përmbytjet, humbin jetën 400 persona

Provincat e Afrikës goditen nga përmbytjet, humbin jetën 400 persona

Rama në Dimal: Rezultati për PS do jetë spektakolar

Rama në Dimal: Rezultati për PS do jetë spektakolar

Votuesit për herë të parë mund të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve në Turqi

Votuesit për herë të parë mund të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve në Turqi
















TE FUNDIT

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
5 Qershor, 2026

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja e fokës Monaka, një nga...

Lexo më shumë

Trump investon 700 milionë dollarë në termocentralet me qymyr

Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
5 Qershor, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar një plan për të shpenzuar gati 700 milionë dollarë për të mbështetur termocentralet me...

Lexo më shumë

Sa vlen fitorja e Kupës së Botës?

Sa vlen fitorja e Kupës së Botës?
5 Qershor, 2026

871 milionë dollarë, ky është shpërblimi i miratuar nga FIFA në muajin prill në Vancouver për Botërorin që do të...

Lexo më shumë

38-vjeçari tentoi t’i merrte armën e shërbimit efektivit, zbardhet ngjarja në Tiranë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
5 Qershor, 2026

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me tentativën për të goditur me thikë efektivin e policisë Loren Rama, nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}