Presidenti i Ukrainës ka bërë me dije se Greqia do të trajnojë pilotët ukrainas F-16.
“Sot kemi një arritje të rëndësishme për aviacionin. Greqia do të marrë pjesë në stërvitjen e pilotëve tanë në F-16. Faleminderit për këtë ofertë”.
Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një konferencë për shtyp në Athinë me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, siç raporton RBC Ukraine.
“Sot diskutuam tema të ndryshme prioritare me kryeministrin grek E informova për situatën në fushën e betejës, sulmet nga terroristët rusë dhe mundësitë tona për të rivendosur sigurinë globale dhe integritetin territorial të shtetit tonë”, tha Zelensky.