Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zelenski, pesë vjet nga marrja e detyrës së presidentit të Ukrainës

2024/05/26 at 2:57 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare për Putin, Zelensky: Vendim historik

Më 20 maj u bënë pesë vjet që kur Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenski mori detyrën. Sipas ligjit të Ukrainës, presidenti ka një mandat pesë vjeçar, por zgjedhjet janë shtyrë ndërsa në vend vazhdon të jetë në fuqi ligji i mobilizimit ushtarak. Presidenti Zelenski ka patur një mandat sfidues, duke udhëhequr vendin në periudhën e vështirë të sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë, që ende po vazhdon.


Pesë vjet më parë, një politikan i ri, por një fytyrë e njohur për ukrainasit, u bë president i vendit. Aktori, komediani dhe sipërmarrësi 41-vjeçar Volodymyr Zelenskyy mori detyrën si presidenti i gjashtë i Ukrainës.

“Ukraina është një vend me paradokse të shumta politike. Dhe presidenca e Zelenskit është një nga paradokset më të jashtëzakonshme. Politika ishte për të një temë që ai e trajtonte me sarkazëm dhe shaka. Por, ai papritmas e gjeti veten në vendin e atyre që i kritikonte dhe tallte”, thotë Volodymyr Fesenko, Qendra për Studime Politike “Penta”.

“Në Amerikë, njerëzit ishin të habitur që ky aktor arriti të fitonte 73% të votave. Ishte thjesht e mahnitshme! Por ai nuk kishte shumë përvojë, dhe mendoj se në ditët e para, ai pati nevojë për pak kohë që të krijonte një ekip këshilltarësh dhe të fitonte përvojën që i nevojitej”, thotë John Tefft, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara në Ukrainë.

Ndër premtimet e zotit Zelenski ishin lufta ndaj korrupsionit dhe varfërisë, si dhe përpjekja për të bindur presidentin rus Vladimir Putin për t’i kthyer Ukrainës Krimenë dhe Donbasin.

“Nëse takohem me zotin Putin, do t’i them: ‘Më në fund, na kthyet territoret tona. Sa para jeni të gatshëm të paguani si kompensim për mbajtjen e tyre?’”

“Ai mendonte se do të fillonte negociatat me Putinin dhe do ta bindte se dëshiron paqe dhe se Putini gjithashtu donte paqe. Ai u përpoq ta bënte këtë, por kjo nuk funksionoi. Rezultoi se Zelenski donte paqe, por jo Putini. Ai donte që Ukraina të nënshtrohej”, thotë analisti Volodymyr Fesenko.

Më 24 shkurt 2022, Rusia nisi një sulm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës. Shumë ekspertë perëndimorë mendonin se presidenti Zelenski do të largohej nga vendi, por ai qëndroi në Ukrainë, duke e udhëhequr atë gjatë luftës.

“Zelenski u bë një udhëheqës i kohës së luftës. Ai ndryshoi fizikisht dhe psikologjikisht. Ai pothuajse ndaloi së qeshuri. Ai duket më i pjekur dhe më i ashpër”, thotë zoti Fesenko.

Në vitin 2022, revistat Time dhe Financial Times e shpallën zotin Zelenski “Njeriun e Vitit”. Ai ka bërë udhëtime të shumta në vijën e parë të frontit, duke përfshirë ato në Bakhmut dhe Avdiivka, si dhe qytetet e çliruara të Buçës, Izumit dhe Khersonit. Ai ka mbajtur dy fjalime në Kongresin amerikan dhe është takuar shumë herë me Presidentin Joe Biden.

“Në përgjithësi, ai ka treguar aftësi të forta udhëheqëse. Pa të, nuk e di se ku mund të ishte Ukraina sot”, thotë analisti John Hardie nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive.

Presidenti Zelenski thotë se do të mbetet president për aq kohë sa në Ukrainë do të jetë në fuqi ligji i mobilizimit ushtarak./VOA



Ju sugjerojmë

“Laboratori” i babë e bir në Tufinë që hapej me sistem inteligjent
Aktualitet

“Laboratori” i babë e bir në Tufinë që hapej me sistem inteligjent

6 Korrik, 2025 11:10 am
Gjendjet trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, detajet e para
Kronikë

Gjendjet trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, detajet e para

6 Korrik, 2025 11:09 am
Vietnami dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje doganore
Bota

Vietnami dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje doganore

6 Korrik, 2025 10:30 am
Turqia teston me sukses sistemin me laser për mbrojtje nga raketat
Bota

Turqia teston me sukses sistemin me laser për mbrojtje nga raketat

6 Korrik, 2025 10:28 am
6 vatra zjarri, ende aktive në vendin tonë
Aktualitet

6 vatra zjarri, ende aktive në vendin tonë

6 Korrik, 2025 10:18 am
Video/ Kaos para fluturimit, pasagjerët hidhen nga krahët e avionit të “Ryanair”
Bota

Video/ Kaos para fluturimit, pasagjerët hidhen nga krahët e avionit të “Ryanair”

6 Korrik, 2025 10:16 am
Izraeli do të dërgojë një delegacion për bisedime me Hamas
Bota

Izraeli do të dërgojë një delegacion për bisedime me Hamas

6 Korrik, 2025 9:55 am
Të qash në punë: Dobësi, forcë apo thjesht njerëzore?
Life Style

Të qash në punë: Dobësi, forcë apo thjesht njerëzore?

6 Korrik, 2025 9:48 am
Britania e Madhe dhe Siria rivendosin marrëdhëniet diplomatike
Bota

Britania e Madhe dhe Siria rivendosin marrëdhëniet diplomatike

6 Korrik, 2025 9:46 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

I dënuar me 20 vite burg për trafikim lëndësh narkotike, kapet në kufirin shqiptar

6 Korrik, 2025 9:21 am
Para
Basha ironizon Metën: Qesha me performancën e mjerueshme

Lulëzim Basha reagon pas turit të Ramës në Milano: Vota e diasporës detyrim kushtetues

Kanosën administratorin e njësisë Buz për mospjesëmarrje në zgjedhje, 2 persona nën hetim

Fier/ I dënuar me 3 vite burg për falsifikimin e dokumenteve të identifikimit të shtetasve me precedentë penale, arrestohet 40-vjeçari

Policia operacion në Gjirokastër, pas shtëpisë së barit zbulohet edhe pajisje kriptomonedhash

Përplasi për vdekje këmbësorin në rrugën e vjetër Sauk-TEG, arrestohet 21-vjeçari
















TE FUNDIT

“Laboratori” i babë e bir në Tufinë që hapej me sistem inteligjent

“Laboratori” i babë e bir në Tufinë që hapej me sistem inteligjent
6 Korrik, 2025

Ylli dhe Pjerin Brahimaj, babë e bir, të arrestuar një ditë më parë, kishin krijuar një dhomë të fshehtë në banesën e...

Lexo më shumë

Gjendjet trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, detajet e para

Gjendjet trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, detajet e para
6 Korrik, 2025

Një trup i pajetë është gjendur në ujërat e liqenit të Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes trupi...

Lexo më shumë

Vietnami dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje doganore

Vietnami dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje doganore
6 Korrik, 2025

Prezantuesja e CNBC duket dukshëm e emocionuar: sipas saj, ky është lajmi më i rëndësishëm dhe më i habitshëm i...

Lexo më shumë

Turqia teston me sukses sistemin me laser për mbrojtje nga raketat

Turqia teston me sukses sistemin me laser për mbrojtje nga raketat
6 Korrik, 2025

Kompania ushtarake turke Aselsan ka testuar me sukses sistemin e kundërmasave elektronike YILDIRIM 100, i cili parandalon raketat me rreze...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com