Një tjetër episod i dhunës seksuale në grup, është raportuar në Itali, pas rastit shumë të rëndë në Palermo, ku një 17-vjeçare u përdhunua nga 7 djem. Dy vajza 13-vjeçare, kushërira, u përdhunuan nga një grup adoleshentësh në Parco Verde di Caivano, në provincën e Napolit.
Sipas asaj që raporton “Il Mattino”, ngjarja e rëndë ka ndodhur në fillim të korrikut në një kasolle.
Grupi i meshkujve që kishin abuzuar me to përbëhej nga gjashtë djem. Hetimet nisën në gusht, kur familjarët e viktimave denoncuan ngjarjen te karabinierët.
Një nga abuzuesit është identifikuar dhe është arrestuar tashmë, ndërsa dy vajzat tani janë strehuar në një shtëpi kujdesi.
Karabinierët po vazhdojnë me analizën e disa celularëve në përpjekje për të rindërtuar saktësisht dinamikën e fakteve./Opinion.al