Kreu i PD-së, Lulzim Basha ishte ditën e sotme në Kuçovë ku prezantoi programin ekonomik të PD-së.
Basha pyeti qytetarët atje se çfarë të bënte PD-ja me PS-në dhe LSI-në, pasi të fitonte zgjedhjet e 25 qershorit.
“Si thoni? T’ua japim dorën pas 25 qershorit? T’u japim bërrylin?!”, konfirmoi Basha duke dëgjuar sugjerimet e qytetarëve.
Më tej ai u zotua se kurrë nuk do të bënte aleancë me PS dhe LSI në kurriz të qytetarëve.