Gjumi i thellë, është ai që na bën të ndihemi të shplodhur. Por ka edhe nga ata që kanë probleme me pagjumësinë. Kjo është ajo që krijuesit e një pajisje të re gjumi, rripit të kaltër të gjumit, dëshirojnë ta zgjidhin.
Ky rrip përdor valët e trurit për t’i ndihmuar njerëzit që të bien në një gjumë të thellë gjatë natës. Michael Larson, një inxhinier mekanik, filloi të punojë në këtë rrip kur vajza e tij 17 vjeçare u diagnostikua me ç’rregullim të gjumit.