Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet raporti/ Crown Agents: Ja si bëhet kontrabanda e makinave

2016/03/09 at 10:15 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbulohet raporti/ Crown Agents: Ja si bëhet kontrabanda e makinave

Ekspertëve të Crown Agent kur mbërritën për herë të parë në Shqipëri në fund të vitit 2013 iu ka bërë përshtypje numri i madh i automjeteve me targa të huaja, kryesisht targa britanike, por edhe italiane, amerikane e të vendeve të tjera.


“Kemi zbuluar mbi 1 058 raste të tilla dhe në 90% të tyre besojmë se qëllimi i përdorimit të regjimit të përkohshëm ka qenë për të shmangur pagesën e taksave për importin e automjetit”, thuhet në një përmbledhje zyrtare që Crown Agtens, kompania e konsulencës në dogana ka bërë në mbyllje të misionit në Shqipëri.

Megjithatë, pasojat shkonin shumë më larg se sa thjesht mashtrim i thjeshtë me të ardhurat, shpjegojnë britanikët.

Jo vetëm që për këto automjete nuk ishin paguar taksat e duhura, por ato as nuk ishin regjistruar në Shqipëri dhe nuk ishin objekt i kontrolleve vjetore për sigurinë e automjetit dhe në shumë. raste nuk kishin siguracion të vlefshëm, referohet në raport.

“Sigurisht që nuk ekzistonin as në sistemin kombëtar të regjistrimit e për rrjedhojë policia nuk mund të gjurmonte pronarët e tyre në rast se ata kryenin shkelje si dhe shumë prej targave britanike ishin ose të falsifikuara ose të skaduara”, sqaron Crown.

Vetëm në rrugët e Tiranës kemi larguar mbi njëmijë automjete të paregjistruara, për të cilat nuk ishin paguar taksat e figuracioni, ndaj kemi hartuar gjithashtu një Udhëzim të ri, i cili është firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm, ku jepet më shumë qartësi dhe transparencë rreth kushteve të regjimit, referojnë ekspertët e Crowns.

Në maj 2014, një grup operacional i Crown Agents hyri në ambientet e një varreze makinash në zonën e Kombinatit, në Tiranë. Kjo u pasua nga identifikimi i një sërë automjetesh tregtare të pajisura me targa britanike, të cilat qëndronin të parkuara jashtë.

Gjatë kontrollit të ambienteve, grupi operacional mundi të identifikojë edhe një sasi të konsiderueshme pjesësh këmbimi për makina, përfshirë motorë dhe parakolpe të cilat mbanin ende targa britanike.

Pronari i varrezës pranoi se nuk ishin paguar detyrimet e importit për asnjë nga automjetet që ndodheshin në ambientet që ai zotëronte. Ai gjithashtu pranoi se parakolpet me targa britanike u përkisnin disa automjeteve të tjera të cilat kishin hyrë në Shqipëri pa paguar detyrimet, e që ishin blerë (në mënyrë të jashtëligjshme) nga importuesi i parë. Ishte e qartë që ky biznes kishte qenë i përfshirë për një kohë të gjatë në blerjen e automjeteve të importuara nga palë të treta me qëllim çmontimin e tyre për pjesë këmbimi.

Ambientet e varrezës u bllokuan dhe detajet e këtij rasti iu kaluan Departamentit Hetimor për procedim të mëtejshëm. Të gjitha mallrat qëndrojnë tashmë të bllokuara e nën kontrollin e Doganave deri sa ky rast të zgjidhet.

“Pas këtij rasti, u gjetën disa ambiente të tilla rreth e qark zonës së Tiranë të cilat kryenin aktivitete të ngjashme (p.sh. automjete me targa të huaja të çmontuara për pjesë këmbimi) pra, automjete që ishin importuar nën Regjimin e Lejimit të Përkohshëm (duke shmangur detyrimet e importit).

Në njërin prej këtyre rasteve u kërcënua edhe familja e njërit prej këshilltarëve tanë nga ana e një shtetasi shqiptar i cili jetonte në Britaninë e Madhe dhe furnizonte një varrezë me makina. Ne mundëm të koordinoheshim me autoritetet britanike dhe ndërmorëm të gjithë hapat e nevojshëm”, thuhet në raport.



Ju sugjerojmë

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë
Kronikë

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë

22 Korrik, 2025 8:31 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërkon hetimin e Obamës: Ka manipuluar informacionet për ndërhyrjet ruse

22 Korrik, 2025 8:28 pm
Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti
Aktualitet

Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti

22 Korrik, 2025 7:58 pm
Tensionet në Siri, Turqia paralajmëron Izraelin: Do ndërhyjmë ushtarakisht nëse…
Bota

Tensionet në Siri, Turqia paralajmëron Izraelin: Do ndërhyjmë ushtarakisht nëse…

22 Korrik, 2025 7:52 pm
Trukime ndeshjesh/ Portieri i Serie A dënohet me dy muaj pezullim
Sport

Trukime ndeshjesh/ Portieri i Serie A dënohet me dy muaj pezullim

22 Korrik, 2025 7:50 pm
Gaza/ Guterres: 33 vdekje nga uria në 48 orë
Bota

Gaza/ Guterres: 33 vdekje nga uria në 48 orë

22 Korrik, 2025 7:43 pm
Temperaturat e larta, Akropoli i Athinës mbyllet përsëri për turistët
Bota

Temperaturat e larta, Akropoli i Athinës mbyllet përsëri për turistët

22 Korrik, 2025 7:22 pm
Rama foli për fashat e energjisë, Tabaku:E kaluan lumin e zgjedhjeve dhe ndihen të sigurt
Politikë

Dorëheqjet, Tabaku: Bashkitë nuk mund të trajtohen si zyra varësie të …

22 Korrik, 2025 7:03 pm
Shërbimet kroate: Përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë, rrezik i vazhdueshëm
Rajoni

Shërbimet kroate: Përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë, rrezik i vazhdueshëm

22 Korrik, 2025 6:44 pm
Ukraina ashpërson kontrollin ndaj agjencive kundër korrupsionit
Bota

Ukraina ashpërson kontrollin ndaj agjencive kundër korrupsionit

22 Korrik, 2025 6:28 pm
Para
Histori prekëse/ Puthja e fundit e këngëtares me të bijën 2 vjeçe

Histori prekëse/ Puthja e fundit e këngëtares me të bijën 2 vjeçe

Opinion/ Komentuesit në rrjetet sociale “kryqëzojnë” Koço Kokëdhimën

Opinion/ Komentuesit në rrjetet sociale "kryqëzojnë" Koço Kokëdhimën

Video/ Veliaj dhe Deda përballen mes batutash

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë
22 Korrik, 2025

Një banesë në zonën e quajtur “Rruga e Ersekës” është përfshirë nga flakët këtë pasdite. Mësohet se i zoti i...

Lexo më shumë

Trump kërkon hetimin e Obamës: Ka manipuluar informacionet për ndërhyrjet ruse

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
22 Korrik, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka kë rkuar që  Departamenti i Drejtë sisë  të  hetojë  ish-Presidentin Barack Obama, pas një  raporti që  aludon...

Lexo më shumë

Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti

Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti
22 Korrik, 2025

Ministrat e Brendshëm të BE-së kanë dhënë pëlqimin në Kopenhagë për propozimin e Komisionit Evropian për ngritjen e kampeve për...

Lexo më shumë

Tensionet në Siri, Turqia paralajmëron Izraelin: Do ndërhyjmë ushtarakisht nëse…

Tensionet në Siri, Turqia paralajmëron Izraelin: Do ndërhyjmë ushtarakisht nëse…
22 Korrik, 2025

Turqia do të ndërhyjë menjëherë për të ndaluar çdo përpjekje për të copëtuar Sirinë dhe për të parandaluar çdo përpjekje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com