Kombëtarja shqiptare tashmë zyrtarisht ka mbyllur Europianin e parë të saj. Barazimi i hungarezëve 3-3 ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos ka shuar të gjitha shpresat që të luajmë të paktën edhe një ndeshje tjetër.
Kryeministri Rama, gjatë inspektimit të punimeve të stadiumit të ri kombëtar, tha se në rast se Shqipëria nuk arrin të kualifikohet në turin e ardhshëm, atëherë lojtarët do të kthehen në Tiranë të enjten rreth orës 17:00.
Ja plani që do të zbatojnë organizuesit e këtij eventi:
Pritja do të nisë të bëhet në Rinas, ku një autobus i hapur do të presë kuqezinjtë, ashtu si të ishte ekip kampion.
Do të bëhet bllokimi i rrugëve nga Aeroporti i Rinasit deri në sheshin “Nënë Tereza”
Dekor madhështor nga organizuesit nga aeroporti deri në Tiranë
Do të ketë njerëz rrugëve që do të dalin në mbështetje të kuqezinjve
Do të jepen çmime dhe vlerësimë për stafin dhe lojtarët kuqezinj nga drejtues të shtetit tonë.
Pritja do të bëhet në “Tirana Fan Zone”.