Një planet i ri gati tri herë më i madh se Toka është zbuluar nga astronautët. Studimi u botua në Revistën mbretërore Astronomike ku shkruhet se trupi qiellor “NGTS-4b” është i ngjashëm me Neptunin.Planeti është pagëzuar me emrin “Planeti i ndaluar” dhe u zbulua në shkretëtirën neptuniane.
Ai ekziston jashtë sistemit tonë diellor, në një zonë që merr një nxehtësi dhe rrezatim të fortë. “NGTS-4b” është 920 vite-dritë larg planetit tonë, gjithsesi ky planet është shumë afër yllit të tij, të cilin e orbiton çdo 1.3 ditë.
“Pra, një vit në këtë planet është vetëm 1.3 ditë. Kur ndodhesh aq pranë një ylli merr rrezatim të mjaftueshëm sa për t’i fshirë shtresat e atmosferës së një planeti të përmasave të Neptunit. Ne mendojmë se temperatura atje mund të jetë ndoshta rreth 1.000 gradë Celsius”, tha eskperti Daniel Bayliss, nga Universiteti i Warwick-ut./Opinion.al