Policia e Tepelenës ka zbuluar një “shtëpi bari” në zonën e Kurveleshit. Sipas informacioneve, kultivuesit e bimëve narkotike kishin instaluar drita për rritjen e kanabisit si edhe sende të tjera të përshtatura për rritjen e bimëve.
Deri më tani janë zbuluar më shumë se 230 rrënjë kanabisi, ndërsa policia ka shoqëruar në Komisariatin e Tepelenës 4 persona.
Një prej tyre dyshohet se është drejtuesi i veprimtarisë së paligjshme, ndërsa autorietetet vijojnë aksionin për verifikimin e personave të tjerë.