Tre persona janë arrestuar nga policia në kuadër të një operacioni policor të koduar “Best cargo” për mallra kontrabandë.
Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë L. K., 31 vjeç, G. P., 41 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Oficerët e Policisë, gjatë kontrollit në një magazinë të paregjistruar në organet tatimore, me administrator shtetasin G. P. dhe magazinier shtetasin L. K., gjetën dhe sekuestruan mallra dhe produkte të ndryshme. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi E. D. furnizonte dyqanin e tij, me këto mallra, për t’i tregtuar ato me pakicë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 305 pako, 145 koli dhe 13 thasë me mallra dhe produkte të ndryshme, me vlerë rreth 150 000 euro.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.