Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet magazina me kanabis në Korçë, 4 të arrestuar e 1 në kërkim/ Nën hetim edhe 3 gra

2024/10/25 at 9:50 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohet magazina me kanabis në Korçë, 4 të arrestuar e 1 në kërkim/ Nën hetim edhe 3 gra

Policia ka arrestuar 4 persona në Korçë ditën e enjte.

Policia thotë se ka sekuestruar 195 kilogramë kanabis që ishte në proces tharje.

Lënda narkotike u gjet në një magazinë ku edhe energjia elektrike ishte lidhur në mënyrë të paligjshme për të tharë bimët narkotike.

Brenda magazinës policia thotë se arrestoi 4 persona. Një tjetër ndërkohë u shpall në kërkim. Këtij të fundit, një 38-vjeçar, iu gjetën në banesë edhe 2 bimë narkotike si dhe sasi të vogla kanabisi dhe kanabisi.

Ndërkohë nga tvklan mësohet se të arrestuarit janë Gentian Guri, Andon Demirshah, Anesti Burda dhe Redion Hamitaj.

Demirshahu akuzohet për prodhim e shitje lëndësh narkotike e vjedhje të energjisë elektrike, ndërsa Burda e Hamitaj vetëm për moskallëzim krimesh. Guri nga ana tjetër për prodhim e shitje lëndësh narkotike, falsifikim dokumentesh dhe armëmbajtje pa leje.

Në ambientet e magazinës janë kapur në flagrancë edhe 3 gra, të gjitha nga Cërriku, për të cilat ka nisur hetimi në gjendje të lirë. Mësohet se ato ishin punëtore në magazinën e drogës.

Autoritetet thonë se sekuestruan në total 1 pistoletë, sasi kokaine, 1 patentë false, 7 celularë, 1 makinë, 1 pasaportë, 3 karta SIM dhe një shumë eurosh.

Të arrestuarit kishin si synim shitjen e drogës në Korçë dhe në qytetet e tjera të juglindjes.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, gjatë kontrolleve intensive në territor dhe në ambiente të mbylluara, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë siguruar informacion për përshtatjen e një ambienti për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e lëndës narkotike për shitje. Shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Voskopi”, kanë ndërhyrë menjëherë në ambientet e magazinës në pronësi të shtetasit A. D., në fshatin Voskop, ku kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasit:

A. D., 43 vjeç, banues në fshatin Voskop, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”;

G. G., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”;

A. B., 43 vjeç, banues në fshatin Bulgarec dhe R. H., 35 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu, në ambientet e magazinës, u kapën në flagrancë 3 shtetase për të cilat nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në vijim të hetimeve u identifikua si i përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe u shpall në kërkim shtetasi S. D., 38 vjeç, banues në fshatin Voskop. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën të kultivuara 2 bimë narkotike, si dhe sasi të vogla të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis.

Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para
Shpërndante lëndë narkotike në Fresk dhe Xhamllik, arrestohet 28-vjeçari

Shpërndante lëndë narkotike në Fresk dhe Xhamllik, arrestohet 28-vjeçari

Veliaj u paraqit në SPAK, Këlliçi nga protesta: Keni parë një lepurush që për 7 orë ishte pa ngjyrë në fytyrë

Protesta e rradhës para bashkisë, policia njofton bllokimin e disa rrugëve

Von der Leyen vazhdon turin ballkanik, nesër shkon në Prishtinë

Von der Leyen vazhdon turin ballkanik, nesër shkon në Prishtinë

TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com