Soni Malaj nuk e ka mbajtur fjalën, që kur të bënte 100 klipe do binte në dashuri.
Ajo ka nisur bashkëjetesën me një djalë më të ri që quhet Klevi dhe që është më i vogël në moshë.
Ka qenë revista “Story” ajo që ka bërë lajmin publik duke pohuar se çifti takohet në fshehtësi dhe jashtë Tirane.
Djali nuk ka lidhje me muzikën, por me këngëtaren e lidh pasioni për palestrën.
Kujtojmë që para 5 muajsh Soni i dha fund martesës së saj me balerinin Mirko. Ata janë prindër të një vajze me emrin Ana.