Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet kërcënuesi i emigrantëve me mesazhe në gjuhën greke: Mos votoni Partinë Socialiste 

2017/06/24 at 8:19 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohet kërcënuesi i emigrantëve me mesazhe në gjuhën greke: Mos votoni Partinë Socialiste 

Dhjetëra automjete dhe autobusë kanë hyrë dje në mbrëmje në territorin shqiptar, por edhe sot nga pikat e kalimit kufitar me Greqinë.

Fluksi, i pazakontë krahasuar me ditët e tjera, tregon se pjesa më e madhe e të rikthyerve vijnë për të votuar. Ndërkohë, shumë prej emigrantëve që po kthehen, por edhe minoritarëve u është dërguar një mesazh nga një call center në Greqi, ku u kërkohet të rimendojnë vendimin për të votuar Partinë Socialiste. Në rast të kundërt, me ta do të flitet pas kthimit. 

Për më shumë informacione në lidhje me këtë episod, në lidhje telefonike me studion e lajmeve të Top Channel ka qenë korrespondenti Artur Bibe.

Top Channel: Artur, mirëmbrëma. Mund të na thuash sa është numri i të ardhurve nga Greqia?

Artur Bibe: Deri më tani (19:30) kanë ardhur 60 autobusë dhe shumë mjete të vogla. Sipas statistikave, vetëm nga Kakavia dhe Qafë Bota deri më tani kanë ardhur 2.352 shtetas shqiptarë dhe 1.098 shtetas të huaj. Shumica e shtetasve shqiptarë mendohet se po vijnë për të marrë pjesë në zgjedhje. Edhe gjatë natës pritet të ketë ardhje të reja, por edhe gjatë ditës së diel.

Top Channel:

Sot u fol për një mesazh kërcënues për emigrantët dhe pati një reag nga Partia Socialiste. Çfarë ka ndodhur?

Artur Bibe: Po, mesazhi në greqisht intimidonte emigrantët që të mos votonin për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Në mesazh shprehej keqardhja për bashkatdhetarët, minoritarët që patën tundimin të pranojnë të votojnë për Partinë Socialiste. “Mendohuni edhe njëherë. Do flasim sërish gjatë kthimit tuaj”, thotë mesazhi. Ne verifikuam se kush ishte dërguesi i mesazhit dhe zbuluam se ai ishte nisur nga një “call center” në Greqi dhe janë porositur nga dikush, apo ndonjë forcë politike. Kjo është një “call center” që zakonisht dërgon reklama me pagesë. Pasi u mësua kjo, Partia Socialiste e Sarandës reagoi, por për të respektuar heshtjen zgjedhore ne nuk po e transmetojmë këtë reagim, ashtu siç nuk kemi transmetuar reagimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të Partisë Demokratike.

Etiketa: emigrantetkercenimipartia socialistevotimi

Ju sugjerojmë

Protestat e dhunshme, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad
Bota

Protestat e dhunshme, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad

11 Janar, 2026 9:26 pm
Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së

11 Janar, 2026 8:29 pm
Studimi/ 1 në 5 persona në Gjermani mendon të largohet nga vendi
Bota

Studimi/ 1 në 5 persona në Gjermani mendon të largohet nga vendi

11 Janar, 2026 6:37 pm
Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin
Bota

Trump paralajmëron Kubën: Duhet të bëjnë një marrëveshje me ne para se të jetë vonë

11 Janar, 2026 5:35 pm
Bombardimet e SHBA/Berisha: Thirrje e fuqishme për përmbysjen e diktaturës në Iran
Politikë

Protestat në Iran, Berisha: Diktatura e Ajetollahëve, në grahmat e fundit

11 Janar, 2026 4:35 pm
I morën 40 000 euro një personi duke e mashtruar, identifikohen autorët, 3 në pranga
Kronikë

I morën 40 000 euro një personi duke e mashtruar, identifikohen autorët, 3 në pranga

11 Janar, 2026 3:30 pm
Rreth 116 të vrarë nga protestat në Iran, Trump: Gati të ndërhyjmë
Bota

Rreth 116 të vrarë nga protestat në Iran, Trump: Gati të ndërhyjmë

11 Janar, 2026 3:14 pm
SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Venezuela
Bota

SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Venezuela

11 Janar, 2026 3:12 pm
Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi
Kryesore

Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi

11 Janar, 2026 2:33 pm
Arrestohet 38-vjeçari i dënuar për trafik droge në Itali
Kronikë

Arrestohet 38-vjeçari i dënuar për trafik droge në Itali

11 Janar, 2026 2:29 pm
Para
Ministri i ri i Brendshëm takon Kryeprokurorin. Çfarë u diskutua?

Dritan Demiraj nuk i bindet Edi Ramës për shkarkimin: Kërkesa e Kryeministrit do vendoset në mbledhje 

Blerje e votës në Elbasan, PD denoncon në polici marrjen e kartave të identitetit të qytetarëve romë 

Blerje e votës në Elbasan, PD denoncon në polici marrjen e kartave të identitetit të qytetarëve romë 

Prefekti i Kukësit përfundon në prokurori, u regjistrua duke blerë votën 

Prefekti i Kukësit përfundon në prokurori, u regjistrua duke blerë votën 

TE FUNDIT

Protestat e dhunshme, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad

Protestat e dhunshme, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad
11 Janar, 2026

Televizioni shtetëror iranian raportoi se një zyrtar i lartë i forcave të sigurisë u vra mbrëmjen e sotme në qytetin...

Lexo më shumë

Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së

Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
11 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se kompanitë amerikane do të kenë akses në rezervat e mëdha të naftës së...

Lexo më shumë

Studimi/ 1 në 5 persona në Gjermani mendon të largohet nga vendi

Studimi/ 1 në 5 persona në Gjermani mendon të largohet nga vendi
11 Janar, 2026

Sipas një sondazhi të kryer së fundmi, një në pesë persona në Gjermani po mendon të largohet nga vendi. Studimi...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron Kubën: Duhet të bëjnë një marrëveshje me ne para se të jetë vonë

Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin
11 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi sot Kubën se duhet të arrijë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, përndryshe vendi ishullor nuk do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com