TIRANE- Ka qenë policia e Tiranës ajo që ka bërë të ditur emrin e vajzës që ka dërguar mesazhe fyese e kërcënuese në drejtim të moderatores së njohur Rudina Magjistari. Në një njoftim për mediat, policia thotë se bëhet fjalë për 37 vjeçaren Viola Sala nga Durrësi.
Ja njoftimi i plotë i policisë
Më datë 15.03.2016 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë Vjola Sala, .1979, banuese në Durrës, sepse dyshohet se që prej muajit Tetor 2015 dhe në vazhdim ka dërguar mesazhe në profilin në rrjetin «Facebook», me përmbajtje fyese kërcënuese, ndaj shtetases me inicialet R. M, , banuese në Tiranë, moderatore televizive dhe për persona të tjerë publik. Nenet 84, 121/a, 119 dhe 120 të K. P.