Fanellat e treta janë kthyer në mënyra që përdorin klubet për t’u bërë më kreativë. Fanella e parë dhe e dytë normalisht duhet t’i qëndrojnë besnik ngjyrave tradicionale të klubit për të mos acaruar tifozët e çmendur. Por, kur vjen puna për fanellën e tretë, ka një hapësirë krijuese. Dhe United do të luajë me një fanellë të tretë surprizë për sezonin 2017/18, sipas imazheve të zbuluara nga Footyheadlines.com.