Kënga ‘Bow Down’, në bashkëpunim me Noizyn, ishte e vetmja gjë që i kishte mbetur Encës nga koha kur ishte pjesë e OTR.
31 vjeçari e përjashtoi këngëtaren nga grupi. Ata të dy u vendosën sërish në qendër të vëmendjes, pas lajmeve që u përhapën në media se Enca kishte hequr nga YouTube këngën ‘Bow Down’. Por e vërteta qëndron ndryshe. Një nga djemtë e OTR, mik i ngushtë i Noizyt ka reaguar për ‘jeta osh qef’ ku ka sqaruar se kënga nuk është fshirë nga Enca.
Don Vidi është shprehur se këngën e ka fshirë Noizy duke arsyetuar se ajo nuk kishte arsye të fshinte nga YouTube këngën e saj.