Policia ka zbardhur plagosjen e mëngjesit të sotëm të ndodhur në Theth të Shkodrës.
Ajo bëri me dije se ka arrestuar autorin e dyshuar, si dhe ka sekuestruar armën e krimit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operative e hetimore u bë e mundur identifikimi dhe kapja në flagrancë e autorit të ngjarjes, shtetasit Florian Kodra , 19 vjeç banues në Theth Shkodër .
Këtij shtetasit iu sekuestrua arma e krimit automatik kallashnikov.
Shkaku i plagosjes mendohet se është për motive te dobëta
Shtetasi N.T nga Tirana, i cili banonte në Theth me bashkëjetuesen e tij D.D u plagos me armë zjarri sot rreth orës 6: 45 të mëngjesit.
Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor rezultoi se ne trupin e të dëmtuarit u konstatohen dy dëmtime të shkaktuara me armë zjarri , ku si pasoje edhe pas ndihmës së marrë mjekësore vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore ne spital.
Grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja , model 56 kalibri 7.62 mm.
.