Të gjithë çiftet kanë debate dhe shumë rrallë ndodh që në fund të debatit, meshkujt të thonë fjalën më fal. Por shkenca ka një përgjigje për këtë gjest kaq acarues për femrat. Sipas studimeve ka një lidhje mes testosteronit te meshkujt dhe nxitjes së kokfortësisë dhe krenarisë. Testosteroni bën që meshkujt të jenë të bindur që kanë gjithmonë të drejtë. Kjo është provuar duke matur sasinë e testosteronit te meshkujt dhe duke bërë lidhjen e saj me karakterin. Keqëardhje femra, por meshkujt e kanë biologjike këtë gjë./Opinion.al