Me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme është arrestuar pasditen e sotme Elvis Rroshi, kryetar i Bashkisë së Kavajës.
Arrestimi i tij vjen pas një hetimi nga Prokuroria, nën akuzën e falsifikimit të dokumentave, për formularin e vetëdeklarimit të Dekriminalizimit.
Më 1 Qershor, Prokuroria nisi hetimet kryesisht për Elvis Rroshin. Sipas akuzës, Rroshi dyshohej se ka kryer veprën penale të falsifikimit të dokumenteve në procesin e plotësimit të formularit të vetëdeklarimit për Dekriminalizimin.
Sipas nenin 190 të Kodit Penal kjo vepër dënohet me burg nga 6 muaj deri në 4 vite burg.