Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet algoritmi spitalor që vononte transplantimet për afrikano-amerikanët

2024/04/07 at 9:01 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbulohet algoritmi spitalor që vononte transplantimet për afrikano-amerikanët

Programi amerikan i transplantimeve njoftoi se ka ndalur përdorimin e një algoritmi me përllogaritje të bazuara tek raca, që pati shkaktuar shtyrjen prej vitesh të transplatimeve për afrikano-amerikanët. I tillë është edhe rasti i Jazmin Evans, historinë e të cilës mund ta ndiqni në vijim.


29 vjeçarja Jasmin Evans kishte qenë në pritje për një veshkë prej katër vitesh, kur spitali i bëri të ditur zbulimin tronditës: Ajo duhet të ishte përfshirë në listën për transplantime që në vitin 2015 dhe jo në vitin 2019.

Fajin për këtë shtyrje e kishte një sistem i padrejtë testimi për organet.

Zonja Evans është deri më tani vetëm një nga 14 mijë afrikano-amerikanët që presin për një transplantim të veshkës, të cilët janë njoftuar tashmë për kohën e humbur dhe janë zhvendosur më lart në listë.

“Më kujtohet se si e lexova letrën disa herë nga fillimi dhe mendoja se ç’po ndodh këtu? A e ka dëgjuar ndonjë tjetër më parë këtë gjë? Nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë”, tregon zonja Evans.

Testimi në fjalë ekzagjeronte funksionimin e veshkave të afrikano-amerikanëve, duke i nxjerrë ata më të shëndetshëm se ç’ishin realisht. Fajin për këtë e kishte formula e automatizuar që përdorej për të bërë përllogaritje të ndryshme për pacientët afrikano-amerikanë nga ato për pacientët e tjerë.

Kështu vonohej diagnoza për dështim të organeve dhe vlerësimi për transplantimin, duke e shtuar kështu pabarazinë për pacientët afrikano-amerikanë, të cilët kanë më shumë nevojë për një veshkë të re.

Pak vite më parë, Fondacioni Kombëtar për Veshkën dhe Shoqata Amerikane e Nefrologjisë u bëri thirrje laboratorëve të ndryshonin formulat e tyre për përllogaritjen e funksionimit të veshkave.

Në vazhdim, rrjeti amerikan i transplantimeve i udhëzoi spitalet të përdornin vetëm rezultate testimesh që nuk bazohen tek raca, kur përgatisin listat e pritjes së pacientëve për transplantimin e veshkës.

“Ky është një shembull shumë i mirë i faktit se pabarazitë shëndetësore janë krejtësisht të shmangshme. Janë të padrejta dhe gjithashtu të korrigjueshme”, thotë Dr. Michelle Morse, mjeke në qytetin e Nju Jorkut.

Afrikano-amerikanët janë tre herë më shumë të prirë që të kenë një dëmtim të organit të veshkës, krahasuar me të bardhët. Nga gati 89 mijë persona që janë aktualisht në listën e pritjes për transplantim veshke, 30% janë afrikano-amerikanë.

Formula e gabuar, eGFR, vlerësonte shëndetin e veshkave duke përllogaritur shpejtësinë e filtrimin në gjak të një elementi të quajtur kreatininë. Për shkak të teorive të vjetra dhe të gabuara për nivelet normale të kreatininës, laboratorët rendisnin dy rezultate të ndryshme, njërin të përllogaritur për pacientët afrikano-amerikanë dhe tjetrin për pacientët e tjerë.

“Nëse duhet ndonjëherë të përdorim racën për ndonjë nga formulat, duhet të sigurohemi se do të ketë përfitime të qarta klinike nga përfshirja e racës. Dhe formula në fjalë nuk e kaloi sprovën”, thotë Dr. Pooja Singh, nga sistemi universitar spitalor “Jefferson Health”.

Zonja Evans mori një veshkë të re më 4 korrik 2023 dhe është sërish e shëndetshme. Ajo e di se sa me fat është që ndryshimi i rregullave u bë në kohën e duhur për të.

“Dallimi mes jetës sime të mëparshme dhe asaj pas transplantimit është një kthesë e plotë prej 180 gradësh”, thotë ajo./ VOA



Ju sugjerojmë

Kryesore

Parashikimi i motit, 18 tetor 2025

18 Tetor, 2025 8:36 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve

18 Tetor, 2025 8:34 am
KQZ i heq mandatin udhëheqësit të serbëve në Bosnje, Millorad Dodik
Rajoni

SHBA-ja u heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Dodikut

17 Tetor, 2025 10:29 pm
Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…
Bota

Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…

17 Tetor, 2025 10:00 pm
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Kryesore

Urdhër nga Berisha për bojkotimin e protestës në mbështetje të UÇK? Reagon PD

17 Tetor, 2025 9:33 pm
Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit
Bota

Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit

17 Tetor, 2025 8:56 pm
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Putin paralajmëron SHBA/ Kreu i Kremlinit: Mos i jepni raketa “Tomahawk” Ukrainës

17 Tetor, 2025 8:16 pm
Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

17 Tetor, 2025 7:46 pm
UÇK bashkon shqiptarët në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Liria ka emër
Kryesore

UÇK bashkon shqiptarët në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Liria ka emër

17 Tetor, 2025 7:38 pm
Venezuela dislokon mijëra trupa afër kufirit kolumbian
Bota

Venezuela dislokon mijëra trupa afër kufirit kolumbian

17 Tetor, 2025 7:01 pm
Para
Zelensky: Pa ndihmën amerikane, do ta humbasim luftën

Zelensky: Pa ndihmën amerikane, do ta humbasim luftën

Një zyrtar iranian paralajmëron Izraelin, ambasadat nuk janë më të sigurta

Një zyrtar iranian paralajmëron Izraelin, ambasadat nuk janë më të sigurta

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 8 prill 2024
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit, 18 tetor 2025

18 Tetor, 2025

Këtë të shtunë vendi ynë, do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët,...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve

Horoskopi, 12 prill 2025
18 Tetor, 2025

Dashi Venusi do krijoje mundësinë qe ju te kaloni një dite fantastike pranë atij qe dashuroni. Emocionet do jene te...

Lexo më shumë

SHBA-ja u heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Dodikut

KQZ i heq mandatin udhëheqësit të serbëve në Bosnje, Millorad Dodik
17 Tetor, 2025

Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi të premten se i ka hequr nga lista e sanksioneve katër aleatë të ish-presidentit të...

Lexo më shumë

Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…

Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…
17 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka propozuar se Ukraina mund t'i ofrojë SHBA-së "mijëra dronë" nëse Uashingtoni i lejon asaj të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com