Një deputet i Partisë Laburiste në Britani të Madhe është pezulluar nga Partia e Punës, pasi doli se ai i kishte dërguar mesazhe të qarta me ngacmime seksuale një vajze 17vjeçare e cila i kishte kërkuar punë.
Bëhet fjalë për Simon Danzcuk.
Sipas “The Guardian”, ai i ka thënë asaj se është i eksituar dhe e ka pyetur nëse donte ca dacka prapanicës.
Ironia në gjithë këtë ngjarje është se deputeti ka qenë një aktivist i shquar kundër shfrytëzimit seksual të fëmijëve.
Policia tashmë ka nisur hetimet, duke qenë se vajza është një vit më e vogël se sa mosha kur lejohet ligjërisht seksi.
Danzcuk 49 vjeç dhe baba i dy fëmijëve, ka qenë i martuar me atë që njihet si mbretëresha e selfieve, Karen Danzcuk, 32 vjeç.
49-vjeçari kishte shkëmbyer një sërë mesazhesh me adoleshenten, të cilat tashmë janë bërë publike.