Policia italiane ka arrestuar 28 persona si pjesë të organizatës famëkeqe “Ndragheta”. Mes të arrestuarve është dhe një shqiptar i quajtur Ismail Ferizi ndërsa 27 persona e tjerë janë italianë. “Panorama” zbardh detaje nga lëvizjet, konkretisht hyrjedaljet në Shqipëri të kosovarit Ismail Ferizit.
Sipas sistemit TIMS, Ferizi rezulton të ketë hyrë disa herë në territorin shqiptar me dokumente kosovare. Data e fundit është 17 tetor i vitit 2013, rreth orës 19:55 minuta me makinën me targa italiane nga pika e kalimit kufitar të Morinës. Po atë natë është larguar nga Shqipëria në ora 22:44 minuta me tragetin e linjës italiane nga porti i Durrësit.
Vetëm 24 ditë pas hyrjes në Shqipëri, Ferizi është arrestuar nga policia italiane si pjesë e grupit të “Ndragetës”. Sipas hyrjedaljeve, rezulton se Ferizi ka qëndruar vetëm 2 ditë në Kosovë, duke hyrë nga pika e kalimit kufitar të Muriqanit e për të kaluar në Kosovë nga Morina dhe më pas është kthyer po nga kjo pikë dhe është larguar nga Durrësi.
Por, në TIMS rezulton se ka hyrë në Shqipëri më 9 gusht të 2013 por që nuk ka kthim pas dhe as dalje. Nuk dihet se ku ka qëndruar deri në momentin që është shfaqur përsëri duke hyrë në Shqipëri. Nga të dhënat, mësohet se gjatë vitit 2012 Ismail Ferizi ka hyrë vetëm një herë gjatë vitit 2012, pikërisht më 24 janar dhe është larguar me 26 janar, duke qëndruar vetëm dy ditë.
Po kështu gjatë vitin 2011 ai rezulton të ketë hyrë në vendin tonë më 16 shtator nga aeroporti i Rinasit dhe një ditë më pas është larguar sërish nga Rinasi.