Këtë verë duket se kjo çështje nuk do ngelet vetëm me dënimin e Skënderbeut, i cili u pezullua një vit nga Uefa dhe CAS nga garat evropiane.
Teuta e Durrësit e kreu fazën përgatitore në Austri, ku dhe u ndesh me disa ekipe, mes tyre dhe Austria Wien. Ndeshja me austriakët, e luajtur në 21 qershor u mbyll në fitoren 7:2 të vendasve.
Ekspertët morën në pyetje të gjithë ekipin durrsak dhe sekuestroi prova materiale si telefona apo dokumente, të cilat janë akoma duke u kontrolluar.
Masa të ashpra priten për Teutën në rast provimi të dyshimeve, masa që do e bënin akoma më të hidhur humbjen 5:0 me Kairat. /Telegrafi/