Policia e Tiranës ka bërë me dije të tjera detaje rreth gjetjes së kufomës së djegur në rrethinat e Dajtit. Sipas policisë, kufoma është qelluar me armë zjarri, dhe më pas është djegur. Identiteti i personit nuk dihet ende, dhe policia kom po heton pistat dhe identifikimin e kufomës. Sipas informacioneve të para të policisë, më datë 15.05.2017, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë nga një shtetas (bari), se në fshatin Kodër Shupal, ka gjetur një kufomë të dekompozuar.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbrritur grupi hetimor ku ka konstatuar skeletin e dekompozuar.