Janë asgjësuar nëpërmjet djegies 1541 bimë narkotike kanabis sativa që u gjetën të kultivuara në 3 fshatra të rrethit Lezhë.
Policia e Lezhës ka finalizuar fazën e 23-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”, në kuadër të së cilës janë gjetur të kultivuara në tokë në zona pyjore, në total 1541 bimë narkotike kanabis sativa të cilat janë asgjësuan me anë të djegies.
Konkretisht, u gjetën të kultivuara 1004 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa në fshatin Buten të njësisë administrative Ungrej, 250 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa në fshatin Zimaj të njësisë administrative Ungrej si dhe 287 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa në fshatin Velë të njësisë administrative Kolsh, rrethi Lezhë.
Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, raporton policia./Opinion.al