Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon masën arrest me burg ndaj Emiljano Shullazit, Gilmando Danit dhe Blerim Shullazit.
Kërkesa është firmosur nga prokurori Besim Hajdarmataj që po drejton hetimet e çështjes në fjalë.
Nga burime konfidenciale, bëhet me dije se seanca e caktimit të masës së sigurisë në gjykatë do drejtohet nga gjyqtari Idriz Mulkurti.
Gjithashtu, Kryetari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni ka firmosur autorizimet e përgjimit të personave të dyshuar gjatë hetimeve paraprake.
Gjithpoaq, mësohet se përveç rastit të parkingut te Policia Bashkiake në Tiranë dhe ish-hotel Vollgës në Durrës, aktakuza përmban prova edhe për gjobvënie ndaj një biznesmeni kafeje në Durrës dhe po një biznesmeni tjetër në Tiranë me aktivitet në komunën e Farkës.