Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulimi moldav: Rusia mund të sulmojë Moldavinë

2022/12/24 at 10:45 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbulimi moldav: Rusia mund të sulmojë Moldavinë

Zyrtarët moldavë të zbulimit paralajmëruan se forcat ruse mund të nisin një ofensivë ushtarake në Ukrainën jugore në fillim të vitit të ardhshëm. Një nga qëllimet, thonë ata, mund të jetë bashkimi i forcave ruse në Ukrainë me një rajon separatist të mbështetur nga Moska në Moldavi, të quajtur Transnistria. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anna Kosstutschenko vizitoi këtë rajon. Për arsye sigurie disa nga personat e intervistuar nuk e bënë të ditur identitetin e tyre.

Nina u lind dhe u rrit në fshatin ukrainas Velyka Mykhailivka në rajonin e Odesës, i cili ndodhet në kufi me Transnistrinë, një rajon i Moldavisë që kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Pjesën më të madhe të jetës së saj, ajo ka punuar në një fabrikë të zonës. Sot, është pronare e një dyqani buke.

Ukrainasja nuk shprehet e shqetësuar pas paralajmërimeve të zbulimit moldav mbi mundësinë e një ofensive ruse në Ukrainën jugore.

“Janë vetëm fjalë. Jemi mirë këtu, gjithçka është e qetë. Djemtë tanë po na mbrojnë”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.

Por të tjerë shprehen të shqetësuar.

“Jemi shumë afër kufirit. Gjithmonë jemi nën trysni, ndërsa përpiqemi të ndihmojmë ushtarët tanë, me sa mundemi”, thotë Liudmila, një banore tjetër.

“Po i afrohemi kufirit me Moldavinë. Ato shtëpi që po shihni, janë në territorin e rajonit të Transnistrisë”, thotë Oleksandr Kovalchuk, i cili u lind dhe u rrit në këtë rajon të Ukrainë.

“Prindërit e mi jetojnë rreth 26 kilometra larg kufirit me Moldavinë”, thotë ai.

Moldavia shpalli pavarësinë e saj nga Bashkimi Sovjetik më 1991.

Një vit më vonë, separatistët e mbështetur nga Rusia nisën një luftë civile në Transnistri dhe që atëherë kontrollojnë rajonin që ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Moldavisë.

Atje vazhdon të ketë trupa ruse. Prania e tyre është shqetësimi më i madh i ukrainasve që jetojnë pranë kufirit.

Zoti Kovalchuk thotë se nga fillimi i luftës në Ukrainë, shumë persona kaluan kufirin e Ukrainës me Moldavinë pranë Tiraspolit, kryeqytetit të Transnistrisë.

“Sipas informacioneve jozyrtare, në gjashtë muajt e fundit shumë të rinj dhe persona të moshës së mesme erdhën në Transnistri, me justifikimin se po vizitojnë të afërmit ose se kishin punë. Por asnjëri nuk është larguar ende. Ne mendojmë se janë oficerë rusë që po presin diçka. Sipas burimeve tona, deri tani janë mbledhur rreth 1 mijë burra”, thotë zoti Kovalchuk pjesëtar i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Zyrtarë moldavë të zbulimit paralajmëruan këtë javë mbi mundësinë e një ofensive ruse në Ukrainën jugore në fillim të vitit të ardhshëm, me synimin për të lidhur Ukrainën dhe Transistrinë.

Por zoti Kovalchuk thotë se kjo nuk ka gjasa të ndodhë.

“Edhe nëse do të ndodhë, Ukraina do të fitojë. Kemi më shumë njerëz. Jemi në avantazh”, thotë ai.

Ndërkohë, banorët e fshatit Velyka Mykhailivka po përgatiten për temperatura edhe më të ulta gjatë dimrit.

Grupe vullnetare ngritën qendra për ngrohje, për banorët, kjo pasi sulmet ruse shkaktuan ndërprerjen e energjisë elektrike në të gjithë vendin.

“E dimë se ky do të jetë një dimër i vështirë. Vendi ynë është gjithçka që kemi dhe për të do të luftojmë deri në fund. Jemi të zotët e tokës sonë”, thotë Anatoly Ivanov, zvendëskryetar i fshatit Velyka Mykhailivka.

Në fshat jeta vazhdon, por me kujdes të shtuar, e duke mbikëqyrur çdo lëvizje pranë kufirit perëndimor./REL

Ju sugjerojmë

Aeroporti i Vlorës, Berisha: Aksionerët e vërtetë janë Rama dhe Balluku
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Berisha: Aksionerët e vërtetë janë Rama dhe Balluku

17 Nëntor, 2025 10:51 pm
Tuneli i Llogarasë, Berisha: Fajtori kryesor është Rama, jo Balluku
-U tha në Opinion

Tuneli i Llogarasë, Berisha: Fajtori kryesor është Rama, jo Balluku

17 Nëntor, 2025 10:36 pm
Berisha: Kemi hyrë në stinën e protestave, nuk i ndalojmë deri në largimin e Ramës
-U tha në Opinion

Berisha: Kemi hyrë në stinën e protestave, nuk i ndalojmë deri në largimin e Ramës

17 Nëntor, 2025 10:21 pm
Mali i Zi për ambasadorin rus:Deklaratat e tij do trajtohen si veprimtari armiqësore
Rajoni

Mali i Zi për ambasadorin rus:Deklaratat e tij do trajtohen si veprimtari armiqësore

17 Nëntor, 2025 9:13 pm
Ukraina arrin marrëveshje me Francën për aeroplanë luftarakë
Bota

Ukraina arrin marrëveshje me Francën për aeroplanë luftarakë

17 Nëntor, 2025 8:29 pm
Berisha nis “Foltoren 2:” Ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit
Kryesore

Berisha nis “Foltoren 2:” Ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit

17 Nëntor, 2025 7:21 pm
“Asnjë përpjekje për denoncimin e farsës së 2021”/Berisha: Basha luftoi për karrigen
Aktualitet

SPAK cakton datën dhe orën kur do thirret Berisha për “21 janarin”

17 Nëntor, 2025 4:02 pm
Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e tij nga Zvicra, reagon Arben Ahmetaj
Aktualitet

Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e tij nga Zvicra, reagon Arben Ahmetaj

17 Nëntor, 2025 3:38 pm
Dënohet me vdekje ish-kryeministrja në Bangladesh: Dhunoi protestuesit
Bota

Dënohet me vdekje ish-kryeministrja në Bangladesh: Dhunoi protestuesit

17 Nëntor, 2025 3:08 pm
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Trump apel republikanëve të votojnë për publikimin e dokumenteve të Epstein

17 Nëntor, 2025 2:12 pm
Para
Zelensky: Rusia ka shkatërruar 30 për qind të stacioneve energjitike brenda një jave

Mesazhi i Zelenskyt për Krishtlindjet: Nuk presim mrekulli, e krijojmë vetë

Koncert në vigjilje të Krishtlindjes ne shesh, Veliaj: Çdo mbrëmje një event

Koncert në vigjilje të Krishtlindjes ne shesh, Veliaj: Çdo mbrëmje një event

Qëlloi me armë zjarri pas sherrit me nënkryetarin e degës, arrestohet anëtari i PD

Ryshfet për të mos vendosur gjobë, shkarkohet nga detyra efektivi i rrugores në Fier

TE FUNDIT

Aeroporti i Vlorës, Berisha: Aksionerët e vërtetë janë Rama dhe Balluku

Aeroporti i Vlorës, Berisha: Aksionerët e vërtetë janë Rama dhe Balluku
17 Nëntor, 2025

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, kryetari i PD, Sali Berisha thotë se aksionerët e vërtet të aeroportit të Vlorës...

Lexo më shumë

Tuneli i Llogarasë, Berisha: Fajtori kryesor është Rama, jo Balluku

Tuneli i Llogarasë, Berisha: Fajtori kryesor është Rama, jo Balluku
17 Nëntor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku si të përfshirë në skema korruptive në...

Lexo më shumë

Berisha: Kemi hyrë në stinën e protestave, nuk i ndalojmë deri në largimin e Ramës

Berisha: Kemi hyrë në stinën e protestave, nuk i ndalojmë deri në largimin e Ramës
17 Nëntor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaron se opozita nuk do i ndërpresë protesta deri në largimin e kryeministrit Edi Rama....

Lexo më shumë

Mali i Zi për ambasadorin rus:Deklaratat e tij do trajtohen si veprimtari armiqësore

Mali i Zi për ambasadorin rus:Deklaratat e tij do trajtohen si veprimtari armiqësore
17 Nëntor, 2025

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi tha më 17 nëntor se veprimet e ambasadorit rus, Aleksandar Lukashiq,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com