Shtetasi Vasil Biba, trupi i të cilit u gjend i dekompozuar në fshatin Priskë të Tiranës, i vrarë me dy plumba një në kokë dhe një krahahor, krahas historisë së tij tashmë të zbuluar të mashtrimit me shitje-blerjen e apartamenteve, mësohet se ka pasur edhe precedentë të mëparshëm hetimorë. Opinion.al mëson se në datën 7 shkurt 2015, Vasil Biba është arrestuar në flagrancë pasi dyshohej se rreth orës 20.00 të kësaj date në rrugën “Myslym Shyri” drejtonte pa leje drejtimi një mjet tip “Ëoksëagen”. Nuk dihet se si ia ka hedhur paq Vasil Biba, pas këtij ndalimi që është bërë dhe nëse ai ka mundur ta rifitojë lejen e drejtimit të mjetit, ndërkohë që mësohet se ai ka vazhduar edhe më tej në aktivitetin e tij mashtrues në shitje-blerjen e apartamenteve/ Opinion.al Dritan Laci