Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulimi amerikan: Rusia e para në përdorimin e inteligjencës artificiale për të ndikuar zgjedhjet në SHBA

2024/09/24 at 8:36 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulimi amerikan: Rusia e para në përdorimin e inteligjencës artificiale për të ndikuar zgjedhjet në SHBA

Rusia ka krijuar më shumë përmbajtje me ndihmën e inteligjencës artificiale për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara se çdo fuqi tjetër e huaj, në kuadër të përpjekjes së saj më të gjerë për të ndihmuar kandidatin republikan Donald Trump në garën me rivalen demokrate Kamala Harris, tha të hënën një zyrtar i inteligjencës amerikane.

Zyrtari nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, duke folur në kushte anonimiteti, i bëri komentet në një konferencë me gazetarë mbi pohimet për përdorimin e inteligjencës artificiale nga Rusia dhe vendet e tjera për të ndikuar në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Përmbajtja e krijuar me inteligjencë artificiale nga Moska është “në përputhje me përpjekjet më të gjera të Rusisë për të forcuar pozicionin e ish-presidentit (Trump) dhe për të denigruar Nënpresidenten (Harris) dhe Partinë Demokrate, duke përfshirë përdorimin e teorive të konspiracionit”, tha ai.

Rusia më parë ka mohuar akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane.

Zyrtari i agjencisë amerikane të zbulimit tha se Rusia po krijon më shumë përmbajtje me inteligjencë artificiale për të ndikuar në zgjedhjet amerikane se çdo vend tjetër, por nuk dha një shifër për vëllimin e përmbajtjeve me inteligjencë artificiale që Moska ka prodhuar deri më tani.

“Rusia është shumë më e sofistikuar në fushën e operacioneve të ndikimit në proceset politike të një vendi tjetër në përgjithësi”, tha zyrtari, duke shtuar se Moska e kupton më mirë se rivalët e tjerë të Shteteve të Bashkuara procesin e zgjedhjeve amerikane dhe shteteve në shënjestër të operacioneve të saj të ndikimit.

Kina ka përdorur inteligjencën artificiale në përpjekjet për të ndikuar në mënyrën se si perceptohet në mbarë botën, por jo për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, tha zyrtari.

“Pekini po përdor inteligjencën artificiale në operacione me ndikim më të gjerë që synojnë të krijojnë pikëpamje globale më pozitive për Kinën dhe të thellojnë ndasitë politike në SHBA”, tha zyrtari. “Ne ende nuk e kemi parë Kinën të përdorë inteligjencën artificiale për ndonjë operacion specifik, që synon ndryshimin e rezultateve të zgjedhjeve në SHBA.”

Grupet iraniane kanë përdorur inteligjencën artificiale për të krijuar postime në platformat e mediave sociale dhe për “të shkruar artikuj lajmesh të rreme për faqet e internetit që u ngjajnë portaleve reale të lajmeve”, tha zyrtari.

Publikimet e krijuara nga grupet iraniane janë në gjuhën angleze dhe atë spanjolle dhe në shënjestër të tyre janë votuesit amerikanë “në të gjithë spektrin politik për çështje polarizuese” si Izraeli, konflikti në Rripin e Gazës dhe kandidatët presidencialë, tha zyrtari.

Irani më parë i ka mohuar akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane./VOA

Ju sugjerojmë

Nisin zbatimin rregullat e reja të Kodit Rrugor, nga 50% ulje të gjobave deri te…
Aktualitet

Tatimet-DPSHTRR: Masë sigurie për makinat e personave që nuk paguajnë taksat

28 Maj, 2025 2:07 pm
“Humbës…”, eksperti i leximit të buzëve: Çfarë i tha gruaja Macronit pas shuplakës
Bota

“Humbës…”, eksperti i leximit të buzëve: Çfarë i tha gruaja Macronit pas shuplakës

28 Maj, 2025 2:02 pm
Vodhën 1 makinë në Tepelenë e shitën në Gjirokastër, pranga 3 personave
Aktualitet

Vodhën 1 makinë në Tepelenë e shitën në Gjirokastër, pranga 3 personave

28 Maj, 2025 1:46 pm
Me armë e lëndë narkotike në banesë dhe makinë, arrestohet 28-vjeçari në Lushnjë
Aktualitet

Me armë e lëndë narkotike në banesë dhe makinë, arrestohet 28-vjeçari në Lushnjë

28 Maj, 2025 1:41 pm
Tjetër pikë kufitare me një kontroll të vetëm/ Marrëveshja mes dy vendeve
Rajoni

Tjetër pikë kufitare me një kontroll të vetëm/ Marrëveshja mes dy vendeve

28 Maj, 2025 1:19 pm
Vuçiç nderon kongresisten Claudia Tenney për “forcimin” e marrëdhënieve Serbi-SHBA
Rajoni

Vuçiç nderon kongresisten Claudia Tenney për “forcimin” e marrëdhënieve Serbi-SHBA

28 Maj, 2025 1:17 pm
Hapet spitali i parë veterinar, Rama: Një destinacion humanizmi, krenari për vendin
Aktualitet

Hapet spitali i parë veterinar, Rama: Një destinacion humanizmi, krenari për vendin

28 Maj, 2025 1:07 pm
“Narkoshteti po fsheh…”/ Berisha:Celibashi të vëjë në dispozicion procesverbalet
Aktualitet

“Narkoshteti po fsheh…”/ Berisha:Celibashi të vëjë në dispozicion procesverbalet

28 Maj, 2025 1:00 pm
Ambasada e SHBA uroi shqiptarët për zgjedhjet,Berisha:Mesazhi, asgjësimi i Edi Ramës
Aktualitet

Ambasada e SHBA uroi shqiptarët për zgjedhjet,Berisha:Mesazhi, asgjësimi i Edi Ramës

28 Maj, 2025 12:46 pm
“Durim, se ne kemi dokumentet”/ Berisha: Me kallashnikov votën s’e mbrojmë, por…
Aktualitet

“Durim, se ne kemi dokumentet”/ Berisha: Me kallashnikov votën s’e mbrojmë, por…

28 Maj, 2025 12:41 pm
Para
Qindra të vrarë nga sulmet izraelite në Liban, dita më vdekjeprurëse që nga viti 2006

Qindra të vrarë nga sulmet izraelite në Liban, dita më vdekjeprurëse që nga viti 2006

Rreth 3.5 milionë refugjatë në Gjermani

Rreth 3.5 milionë refugjatë në Gjermani

Agresioni rus, Scholz: Gjermania nuk do t’i japë leje Ukrainës për armët me rreze të gjatë

Agresioni rus, Scholz: Gjermania nuk do t’i japë leje Ukrainës për armët me rreze të gjatë

TE FUNDIT

Tatimet-DPSHTRR: Masë sigurie për makinat e personave që nuk paguajnë taksat

Nisin zbatimin rregullat e reja të Kodit Rrugor, nga 50% ulje të gjobave deri te…
28 Maj, 2025

Drejtoria e Tatimeve ka bërë një marrëveshje me Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor, lidhur me verifikimin e të dhënave...

Lexo më shumë

“Humbës…”, eksperti i leximit të buzëve: Çfarë i tha gruaja Macronit pas shuplakës

“Humbës…”, eksperti i leximit të buzëve: Çfarë i tha gruaja Macronit pas shuplakës
28 Maj, 2025

Rrjetet sociale edhe mediat online, prej disa ditësh janë pushtuar nga një moment i pazakontë mes presidentit francez Emmanuel Macron...

Lexo më shumë

Vodhën 1 makinë në Tepelenë e shitën në Gjirokastër, pranga 3 personave

Vodhën 1 makinë në Tepelenë e shitën në Gjirokastër, pranga 3 personave
28 Maj, 2025

Vodhën 1 automjet në Tepelenë dhe e shitën në Gjirokastër, vihen në pranga 3 shtetas. Gjendet dhe sekuestrohet automjeti. Kështu...

Lexo më shumë

Me armë e lëndë narkotike në banesë dhe makinë, arrestohet 28-vjeçari në Lushnjë

Me armë e lëndë narkotike në banesë dhe makinë, arrestohet 28-vjeçari në Lushnjë
28 Maj, 2025

Policia e Lushnjës ka arrestuar një 28-vjeçar pasi posedonte armë dhe lëndë narkotike, në automjet dhe në banesë. Uniformat blu...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com