Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka përshëndetur punën e policisë në zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Çuçi shkruan se rezultate të tjera nuk do të vonojnë.
“Përgëzime Policisë së Shtetit për punën e shkëlqyer për zbardhjen e ngjarjes së rëndë në Shëngjin. profesionalizëm dhe vendosmëri për të çuar përpara drejtësisë autorët e identifikuar dhe për të mësuar plotësisht organizimin dhe financimin e atij ekzekutimi kriminal. Ndërkohë vijon puna me intensitet të lartë edhe për zbardhjen e ngjarjeve të rënda të kohëve të fundit, për të cilat rezultatet nuk do të vonojnë. “, shkruan Çuçi.