Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet vendimi/ Durim Bami me rrezikshmëri të lartë, ja pse nuk e liruam

2016/05/29 at 4:10 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhet vendimi/ Durim Bami me rrezikshmëri të lartë, ja pse nuk e liruam

Gjykata e Lartë zbardh arsyetimin e vendimit që la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Durim Bamin.


Aktualisht Bami është i bashkëpandehur në një proces gjyqësor në Gjykatën e Lartë me ish­-deputetin Mark Frroku dhe deputetin Tom Doshi.

Ata akuzohen për “kallëzim të rremë” duke “fabrikuar” prova të rreme për një skenar eliminimi fizik të deputetit Doshi.

Në vendimin e shpallur më 31 mars 2016 në Gjykatën e Lartë, Kolegji Penal nuk pranoi kërkesën e Bamit për zëvendësim të masës “arrestit shtëpiak” me masën “detyrim për paraqitje”.

“Panorama” ka siguruar një kopje të vendimit të zbardhur dy ditë më parë, ku argumentohet përse Kolegji Penal nuk pranoi kërkesën e Bamit për t’i lehtësuar masën e sigurisë.

Gjykata vlerëson se lirimi i të pandehurit Bami mund të dëmtojë hetimin gjyqësor dhe zbulimin e së vërtetës. Duke iu referuar rrezikshmërisë së tij, Gjykata arsyeton se zbutja e masës së sigurisë e “zhvesh” atë nga mbikëqyrja e Policisë Gjyqë­ sore dhe krijon mundësi arratisjeje apo kryerjeje të një vepre tjetër penale.

Durim Bami qëndron në masën e sigurisë “arrest shtëpie” që prej 8 majit 2015, datë kur Gjykata e Lartë zbuti masën e sigurisë “arrest në burg” caktuar ndaj tij më 30 mars të vitit të kaluar.

ARSYETIMI

Në vendimin e përbërë nga 10 faqe në total, Kolegji Penal i kryesuar nga gjyqtari Ardian Nuni dhe anëtarët Evelina Qirjako, Mirela Fana, Shkëlzen Selimi e Artan Broci arsyeton se në gjendjen aktuale të akteve, nuk ekzistojnë kushtet ligjore për lehtësimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Durim Bamin.

“Në gjendjen që janë aktet e procedimit penal në ngarkim të të pandehurit Durim Bami ka rrethana që tregojnë se, vazhdon të qëndrojë ‘dyshimi i arsyeshëm’ për kryerjen e veprës penale të ‘kallë­ zimit të rremë’, në formën e krijimit të provave të rreme me qëllim që të kryhet ndjekja penale ndaj një personi tjetër”, argumentonte Kolegji.

Sipas gjykatës, nga data që të pandehurit Bami i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në shtëpi” dhe deri në ditën kur është paraqitur kërkesa për zëvendësimin e kësaj mase, si dhe gjatë këtij gjykimi, nuk është evidentuar që të jenë lehtësuar nevojat e sigurimit, apo që të ketë shkaqe ligjore për zbutjen e masës së sigurisë.

RREZIKSHMERIA

“Kolegji Penal i vlerëson të bazuara pretendimet e prokurorit se zëvendësimi i masës së sigurimit mund të ndikojë në procesin e të provuarit. Caktimi i masës së sigurimit ‘detyrim për paraqitje’ do mundësonte për të që të ndërhynte në procesin e të provuarit dhe se ajo i përshtatet rrezikshmërisë shoqërore të veprës në veçanti, por edhe autorit të saj.

Në thelb, vlerësohet se ndryshimi i masës së sigurimit për të pandehurin Durim Bami mund të dëmtojë hetimin gjyqësor dhe zbulimin e së vërtetës. Zëvendësimi i masës së sigurimit në ‘detyrim për paraqitje’ heq mbikëqyrjen nga ana e Policisë Gjyqësore dhe krijon premisa rrezikshmërie që i pandehuri mund të largohet ose të kryejë ndonjë tjetër vepër penale.

Duke marrë në konsideratë sa më sipër, kushtet dhe kriteret për zëvendësimin e masave të sigurimit personal, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se, në rastin konkret ndaj të pandehurit Durim Bami, nuk ekzistojnë kushtet e parashikuara në Kodin e Procedurës Penale, për zëvendësimin e masës së sigurimit nga ‘arrest në shtëpi’, në atë të ‘detyrimit për paraqitje’”, thuhej në vendimin e gjykatës.

Në lidhje me rrezikun e largimit të të pandehurit Bami dhe mundësisë që ai t’i fshihet drejtësisë, Kolegji Penal përmend momentin e ndalimit të tij, më 2 mars 2015, në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit./ Armand Bajrmami Panorama.al



Ju sugjerojmë

Ekipi i Presidentit Trump pritet të fillojë bisedimet e paqes me negociatorët rusë dhe ukrainas në Arabinë Saudite
Bota

Donald Trump: Ne kemi rigjallëruar SHBA-në, tani jemi më të respektuarit

20 Korrik, 2025 10:46 pm
Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …
Bota

Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …

20 Korrik, 2025 10:30 pm
Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë
Bota

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë

20 Korrik, 2025 10:03 pm
Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe
Rajoni

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

20 Korrik, 2025 9:40 pm
“Obraz” është fytyra e…-regjisori malazez flet rreth filmin për familjen shqiptare
Rajoni

“Obraz” është fytyra e…-regjisori malazez flet rreth filmin për familjen shqiptare

20 Korrik, 2025 9:15 pm
Zjarr në malin e Mavrovës, dyshohet i qëllimshëm
Aktualitet

Zjarr në malin e Mavrovës, dyshohet i qëllimshëm

20 Korrik, 2025 8:50 pm
Shkalla e pirjes së duhanit arrin nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në Amerikë
Bota

DW: Shtrenjtim i cigareve në vendet e BE

20 Korrik, 2025 8:29 pm
Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një ish-efektiv policie
Aktualitet

Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një ish-efektiv policie

20 Korrik, 2025 8:12 pm
32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive
Aktualitet

32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive

20 Korrik, 2025 7:54 pm
Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën
Bota

Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

20 Korrik, 2025 7:38 pm
Para
Video/ E pabesueshme, 83 vjeçarja Pagarusha këndon “Bareshën” në diskotekë

Video/ E pabesueshme, 83 vjeçarja Pagarusha këndon "Bareshën" në diskotekë

Deshifroni artin në trupin e Ibrahimoviç, ja tatuazhet e pabesueshme

Deshifroni artin në trupin e Ibrahimoviç, ja tatuazhet e pabesueshme

Intervista për L’Equipe/ Duka: Nuk kemi Ronaldon, por kemi ….

Intervista për L'Equipe/ Duka: Nuk kemi Ronaldon, por kemi ....

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Donald Trump: Ne kemi rigjallëruar SHBA-në, tani jemi më të respektuarit

Ekipi i Presidentit Trump pritet të fillojë bisedimet e paqes me negociatorët rusë dhe ukrainas në Arabinë Saudite
20 Korrik, 2025

Donald Trump ka shënuar ditën e sotme gjashtë muaj në krye të presidencës së SHBA-së. “Sot shënohet gjashtëmuaj nga mandati...

Lexo më shumë

Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …

Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …
20 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë me përmasa ndërkombëtare ka tronditur Athinën dhe komunitetin akademik të Universitetit të Kalifornisë në Berkeley. Profesori...

Lexo më shumë

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë
20 Korrik, 2025

Një valë e re e të nxehtit, e treta që nga fillimi i verës, ka goditur Italinë që prej së...

Lexo më shumë

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe
20 Korrik, 2025

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com