Ka përfunduar takimi mes Kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe Kryeparlamentarit Ilir Meta në Kryesinë e Kuvendit. Ky takim zgjati vetëm 30 minuta. Burime të afërta thanë se Meta ka kërkuar që të informohet zyrtarisht me anë të një shkresë nga organi i akuzës lidhur me emrat që u dërguan për anëtarë të KED. Kujtojmë se një nga akuzat e ambasadorit Lu ishte se Llalla ka dërguar në mënyrë preferenciale vetëm 3 emra, duke u hequr shansin prokurorëve të tjerë të marrin pjesë në shortin që e hedhur në Kryesinë e Kuvendit javën e kaluar.
Po kështu thanë burimet, Meta do të flasë publikisht për konfliktin Lalla-Lu vetëm pasi të jetë informuar zyrtarisht për kriterët ligjore dhe respektimin e Kushtetutes gjatë përzgjedhjes së emrave për në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. /Opinion.al