Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet përgjigjja e Venecias: Nuk ka kundërshti për ligjin e Vettingut!

2016/12/10 at 6:07 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Zbardhet përgjigjja e Venecias: Nuk ka kundërshti për ligjin e Vettingut!

Komisioni i Venecias nuk ka shfaqur asnjë kundërshti lidhur me Ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe se sipas tij, dispozitat e ligjit nuk shkelin nenet e Konventës europiane të të Drejtave të Njeriut apo shfaqin problem për asnjë nga çështjet e ngritura nga Gjykata kushtetuese e Shqipërisë në kërkesën e saj për të marrë një opinion rreth tekstit të miratuar nga parlamenti më 30 gusht të këtij viti.


Komisioni, sipas tekstit të siguruar nga Zëri i Amerikës prej burimeve nga Venecia, ka bërë një vlerësim pozitiv të ligjit, ndërsa ka analizuar në mënyrë të të detajuar pikëpyetjet e ngritura pas ankimimit të opozitës në Gjykatë, i cili u pasua nga vendimi i kësaj të fundit për pezullimin e Ligjit.

Kërkesa e Gjykatës Kushtetuese shqiptare drejtuar Venecias përmban një përmbledhje të argumentave të opozitës si dhe katër pyetje specifike, për të cilat është kërkuar dhe mendimi i këtij organizmi. Komisioni i Venecias ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në procesin e ndryshimeve kushtetuese për Reformën e Drejtësisë, fillimisht me Mendimin Paraprak që ofroi në dhjetorin e 2015 mbi projekt ndryshimet kushtetuese, dhe më pas me Opinionin përfundimtar mbi tekstin e rishikuar mbi bazën e vërejtjeve të tij të mëparshme. Pjesa e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve është një nga elementët e rëndësishëm të ndryshimeve kushtetuese të miratuara në 21 korrik. Për të, Komisioni, edhe në përgjigjen ndaj Gjykatës Kushtetuese, rikujton se ky proces “nuk ishte vetëm i justifikuar por i nevojshëm për Shqipërinë për të mbrojtur veten e saj nga e keqja e korrupsionit”.

Në vlerësimin ndaj ligjit, Komisioni i përgjigjet në mënyrë të hollësishme secilës nga katër pyetjeve të ngritura nga Gjykata Kushtetuese shqiptare

PYETJA E PARE

Nisur nga fakti se të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë subjekte të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, a konsiderohet pjesëmarrja e tyre në shqyrtimin e kësaj çështje si një rast konflikti interesash ?

VLERESIMI I KOMISIONIT TE VENECIAS

“Në lidhje me çështjen e konfliktit të interesit dhe skualifikimin e mundshëm të gjyqtarëve kushtetues, Komisioni i Venecias nënvizon që të gjithë gjyqtarët kushtetues, sipas Kushtetutës dhe Ligjit të Vetingut, do të jenë objekt i Ligjit të Vetingut, i cili parashikon ri-vlerësimin e çdo gjyqtari në Shqipëri duke përfshirë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Kështu konflikti i mundshëm i interesit mund të ndikojë pozicionin, jo vetëm të një ose disa gjyqtarëve kushtetues, por të gjithë gjyqtarët kushtetues që janë në detyrë në Gjykatën Kushtetuese. Për pasojë, skualikimi i gjyqtarëve kushtetues për shkak të ekzistencës së konfliktit të interesit do rezultonte në përjashtimin total të mundësisë së rishikimit gjyqësor të Ligjit të Vetingut në lidhje me përputhshmërinë e tij me Kushtetutën. Kjo do të minonte garancitë e siguruara nga një rishikim gjyqësor funksional i legjislacionit. Kjo situatë mund të konsiderohet nga Gjykata Kushtetuese si një ‘rrethanë e jashtëzakonshme’, që mund të kërkojë shmangien nga parimi i skualifikimit me qëllim që të parandalohet mosdhënia e drejtësisë”.

PYETJA E DYTE

A respekton ligji parimin themelor të shtetit të së drejtës dhe të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve? A vihet në rrezik pavarësia e pushtetit gjyqësor nga përfshirja në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të organeve që varen nga pushteti ekzekutiv?

VLERESIMI I KOMISIONIT TE VENECIAS

“Sa i përket përfshirjes së organeve që pretendohet të jenë nën kontrollin e pushtetit ekzekutiv në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në lidhje me parimin e pavarësisë së gjyqësorit, analiza e tekstit të Ligjit të Rivlerësimit, tregon se, megjithë përfshirjen e organeve, si ILDKPKI-ja (Inspektoriati i Lartë i Deklarimit Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave) ose DSIK-ja, (Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar) në procesin e hetimit dhe kërkimit fillestar të provave, vlerësimi i çdo informacioni ose prove të mbledhur nga ato organe ekzekutive i takon Komisionit dhe Kolegjit të Ankimit, që të dyja kanë karakteristikat e organeve gjyqësore dhe kanë tagrin të verifikojnë vetë provat e mbledhura nga organet ekzekutive. Mbi këtë bazë, mund të arrihet në përfundimin se sistemi i ngritur nga Ligji i Rivlerësimit, nuk duket se përbën ndërhyrje në tagret gjyqësore”.

PYETJA E TRETE

A është ligji në përputhje me nenin 6 të Konventës të së Drejtave të Njeriut lidhur me respektimin e të drejtës për një proces të rregullt ligjor? A bie ndesh me nenin 6 mohimi i të drejtës së gjyqtarëve dhe prokurorëve subjekte të ligjit të rivlerësimit për t`ju drejtuar gjykatave të brendshme?

VLERESIMI I KOMISIONIT TE VENECIAS

“Nëse mungesa e mundësisë për gjyqtarët dhe prokurorët që i nënshtrohen procesit të vetingut për të kundërshtuar vendimet e mara nga institucionet e rivlerësimit para gjykatave vendase, është në shkelje të Nenit 6 të Konventës të së Drejtave të Njeriut, Komisioni i Venecias vlerëson që përgjigja për këtë pyetje varet nga kualifikimi i Kolegjit të Ankimeve në Kushtetutë dhe në Ligjin e rivlerësimit. Sipas Komisionit të Venecias, këto tekste ligjore ofrojnë elemente të mjaftueshëm për të nxjerrë përfundimin që Kolegji i Ankimit mund të konsiderohet si një juridiksion i specializuar që ofron garanci gjyqësore për personat e prekur nga procedura e rivlerësimit. Të drejtat dhe garancitë e përfshira në skemën legjislative dhe kushtetuese duken të gjera”.

PYETJA E KATERT

Dispozitat e ligjit për kontrollin e figurës të subjekteve të rivlerësimit a bien ndesh me nenin 8 të Konventës të së Drejtave të Njeriut lidhur me respektimin e jetës private dhe familjare të gjyqtarëve dhe prokurorëve ?

VLERESIMI I KOMISIONIT TE VENECIAS

“Sa i përket çështjes nëse dispozitat ligjore në lidhje me kontrollin e figurës janë në kundërshtim me Nenin 8 të Konventës të së Drejtave të Njeriut, duhet të merret në konsideratë fakti që kontrolli i figurës ka si qëllim të verifikojë deklaratat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që vlerësohen me qëllim përcaktimin nëse ata kanë patur kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar. Si i tillë, ky është një qëllim legjitim duke patur parasysh paragrafin e dytë të Nenit 8 të KEDNJ-së (interesat e sigurisë kombëtare, siguria publike, parandalimi i mungesës së rendit ose krimit, ose mbrojtja e të drejtave dhe lirive të të tjerëve). Sipas Komisionit të Venecias, konsiderata thelbësore është që grupi i punës i cili ka rolin kryesor në vlerësimin e figurës dhe që përbëhet kryesisht nga personeli i sigurisë, funksionon nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e organeve të rivlerësimit dhe që i gjithë materiali përkatës para grupit të punës duhet t’u ofrohet atyre. Komisioni i Venecias është i mendimit që ndërsa vlerësimi i figurës është natyrisht ndërhyrës, ai nuk mund të shihet si një ndërhyrje e pajustifikuar në jetën private ose familjare të gjyqtarëve dhe prokurorëve në kundërshtim me Nenin 8 të KEDNJ-së”.

Vlerësimi i Komisionit të Venecias pritet t’i përcillet zyrtarisht Gykatës Kushtetuese e cila ndërkohë ka zhvilluar pak javë më parë një seancë ku ka dëgjuar qëndrimin dhe pretendimet e palëve dhe tanimë duhet të dalë me një vendim përfundimtar.

 



Ju sugjerojmë

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Sulmi në Kishën në Gaza, Netanyahu pranon se ishte një gabim

17 Korrik, 2025 10:44 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Putin: Refuzimi i gazit rus nga BE-ja çon në pasoja negative

17 Korrik, 2025 10:19 pm
Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
Bota

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

17 Korrik, 2025 10:00 pm
Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump
Bota

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump

17 Korrik, 2025 9:41 pm
Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive

17 Korrik, 2025 9:23 pm
Itali/ Shërohet një bebe 50 ditëshe e prekur nga koronavirus
Bota

Britani:Tetë foshnja lindin të shëndetshme pas përdorimit të ADN-së nga tre persona

17 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump dhe Zelensky po diskutojnë për një “marrëveshje të madhe”!
Bota

Trump dhe Zelensky po diskutojnë për një “marrëveshje të madhe”!

17 Korrik, 2025 8:57 pm
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Bota

Erdogani akuzon Izraelin se po përdor druzët për t’u zgjeruar në Siri

17 Korrik, 2025 8:26 pm
Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima
Bota

Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima

17 Korrik, 2025 8:04 pm
Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë
Bota

Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë

17 Korrik, 2025 7:43 pm
Para
Ja sa është rritur “Gjino”, për të gjithë ju që nuk e kini parë

Ja sa është rritur “Gjino”, për të gjithë ju që nuk e kini parë

Edhe për shumë kohë bota nuk do ngelet pa Jennifer Lopez/ Shikoni vajzën e JLO, kopja e mamasë së saj

Edhe për shumë kohë bota nuk do ngelet pa Jennifer Lopez/ Shikoni vajzën e JLO, kopja e mamasë së saj

Shkencëtarët/ 13 mënyra që ju bëjnë më të kënaqur me jetën

Shkencëtarët/ 13 mënyra që ju bëjnë më të kënaqur me jetën
















TE FUNDIT

Sulmi në Kishën në Gaza, Netanyahu pranon se ishte një gabim

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
17 Korrik, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka shprehur keqardhjen për sulmin e sotëm të ndodhur në një Kishë Katolike në Gaza, ku...

Lexo më shumë

Putin: Refuzimi i gazit rus nga BE-ja çon në pasoja negative

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
17 Korrik, 2025

Politika e Bashkimit Evropian për uljen graduale të pjesës së gazit rus në tregun e saj ka rezultuar tashmë në...

Lexo më shumë

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
17 Korrik, 2025

Në Ukrainë pritet ndryshimi më i madh i kabinetit qeveritar që nga fillimi i luftës. Cili është qëllimi i Presidentit...

Lexo më shumë

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump
17 Korrik, 2025

Presidenti Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e zakonshme shëndetësore që prek qarkullimin e gjakut në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com