Pas një hetimi dy mujor policia e Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë e këtij qyteti kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes së 18 Marsit, ku u gjet i vrarë me sende forta ish– kryeplaku i fshatit Shkallë të Manzës, 54 – vjeçari, Mirosh Djaloshi.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar bashkëshortja e viktimës dhe dy djemtë e tij.
Ata janë Bardhe Djaloshi 46 – vjeçe, Arban Djaloshi 26 – vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe F. Djaloshi 16 vjeç.
Mbi tre të ndaluarit tashmë rëndon vepra penale e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Motivi i vrasjes, sipas policisë, është për konfikte familjare megjithatë nuk jepen më shumë detaje për shkak të sekretit hetimor.
Ngjarja u raportua më datë 18.03.2016, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Shkallë, Manëz. Në oborrin e banesës u gjet i vdekur, i goditur me sende të forta në kokë, shtetasi Mirosh Djaloshi, 54 vjeç. /tvklan.al