Vazhdojnë të zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e sotme të ndodhur në Durrës, ku nga të shtënat në oborrin e një lokali, mbeti i vrarë 30 vjeçari Asllan Kërtusha dhe mbeti i plagosur shtetasi Blendi Kajna. Sipas policisë, Kërtusha ishte në lokal, kur u konfliktua me pronarin e lokalit Gëzim Kajno. Asllan Kërtusha ishte në gjendje të dehur. Ai është shoqëruar me forcë jashtë lokalit nga shtetasit Gëzim dhe Blendi Kajno, babë e bir. Në këtë moment Kërtusha ka qëlluar me armën e tij ndaj shtetasit Blendi Kajno, ndërsa Gëzim Kajno i ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar duke plagosur rëndë Kërtushën, i cili më pas ndërroi jetën në sallën e operacionit në Spitalin e Durrësit.