Është zbardhur marrëveshja mes Partisë Socialiste dhe PD-së së Rithemelimit, e arritur në Konferencën e Kryetarëve.
Mësohet se PS dhe PD kanë arritur marrëveshjen, për të ngritur Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi dhe Komisionin Hetimor për nxjerrjen e të dhënave të sistemit TIMS.
Në kërkesë propozohet që Komisioni të ketë 15 anëtarë, 6 nga grupi i PD dhe 8 nga grupi i PS, ndërsa afati i tij të jetë për një periudhë kohore 4 mujore.
Në dokumentin e dorëzuar nga Bardhi, thuhet se projektvendimet janë dakordësuar edhe me mazhorancën.