Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të eksploruesve në dëborë nga mali i Gramozit në Kolonjë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ai thotë se dëbora e parë ka sjellë nisjen e aktiviteteve malore.
“Mirëmëngjes dhe me pamjet nga Maja e Malit të Gramozit në Kolonjë ku dëbora e parë ka sjellë edhe nisjen e aktiviteteve malore, gjithmonë nën shoqërimin e udhërrëfyesve të certifikuar, për të vazhduar një sezon të mbarë turistik dimëror, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.