Është zbardhur vdekja e 70-vjeçarit, Musa Bajraktari, i cili u gjet i pajetë në një kanal të fshatit Boks në Shkodër një ditë më parë.
Fillimisht policia e raportoi si vdekje natyrale, por u zbulua se viktima ishte goditur me sëpatë nga fqinji i tij, i cili më pas e kishte hedhur në kanal.
Autori i dyshuar, Xhemal Zeqiri është arrestuar nga policia e Shkodrës dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta.
Në njoftimin paraprak, policia raportoi se në trupin e viktimës nuk ishin konstatuar shenja dhune dhe se dyshohej që 70-vjeçari kishte humbur jetën për shkaqe natyrale.
“Rreth orës 14:25, në kanalin e fshatit Boks, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj. Nga këqyrja e trupit të 70-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale”, njoftoi policia ditën e djeshme./Opinion.al