Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet dosja e Luan Dacit, çfarë fshehu gjyqtari për mospërputhjet në CV

2020/05/25 at 2:56 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Zbardhet dosja e Luan Dacit, çfarë fshehu gjyqtari për mospërputhjet në CV

Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci u paraqit mesditën e të dielës në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ku ju komunikua masa ndaluese e pezullimit të ushtrimit të detyrës.


SPAK, njoftoi më 20 maj se, Luan Daci ka falsifikuar dokumentet gjatë aplikimit të tij për pozicionin si gjyqtar KPA-së. Sipas SPAK, nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këtë procedim penal është provuar se Daci në aplikimin e kryer prej tij në datën 03 shkurt 2017 për t’u emëruar në funksionin e mësipërm, ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë masa disiplinore ″largim nga puna” në vitin 1997. SPAK e akuzon Dacin për falsifikim të dokumenteve.

 

Ky rast është kthyer në fakt në një precedent që tashmë ka vënë në diskutime  korrektesën e procesit të vettingut. Por çfarë thuhet në dosjen e Luan Dacit dhe cilat janë kontradiktat mes deklarimeve të tij.

 

Pjesë nga dosja

Me vendimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr.82/ 2017 datë 10 qershor 2017 botuar në Fletoren Zyrtare, shtetasi Luan Daci është zgjedhur gjyqtar në Kolegjin e Posacëm të Apelimit. Më datë 3 shkurt 2017, Luan Daci ka paraqitur kërkesë drejtuar Institucionit të Avokatit të Popullit dhe ka aplikuar për t’u emëruar në vendin vacant: gjyqtar i Kolegjit të Apelimit; anëtar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit; Komisioner Publik. Kjo kërkesë për aplikim është paraqitur në dy kopje, një kopje në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën angleze të nëshkruara prej tij.

Në dokumentacionin bashkëlidhur kërkesës për aplikim, aplikuesi ka paraqitur edhe një CV, në të cilën midis të tjerave është përshkruar se ka ushtruar kurse në Shkollën e Magjistraturës në periudhën 1995-1996, është titulluar avokat me nr.licencë xxx. Në CV-në e paraqitur shtetasi Luan Daci nuk ka përshkruar faktin se ka ushtruar funksionin e gjyqtarit në Gjykatën e Tiranës. Në seancës dëgjimore të datës 2 qershor 2017 të zhvilluar nga komisioni Ad Hoc, i Kuvendit më gjashtë anëtarë, për përzgjedhjen e kandidatëve për krijimin e institucioneve të rivlerësimit, Luan Daci është pyetur nëse ka punuar para vitit 2000 dhe është përgjigjur se ka punuar gjyqtar në Gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë. Pyetjes së komisionit se sa vjet ka punuar si gjyqtar, dhe pse është larguar nga funksioni Luan Daci është përgjigjur se: “Kam filluar në shtator të 1993. Fillimisht si ndihmës gjyqtar, kur kemi dhënë diplomën përpara komisionit shtetëror, dy ditë pas dhënies së diplomës, jam emëruar gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, madje jam emëruar dhe zëvendëskryetar….deri në 24 dhjetor 1997 unë kam qenë gjyqtar në Gjykatën e Tiranës.

Pyetjes tjetër nga anëtari i Komisionit nëse në vitin 1997 është larguar, ka ikur apo e kanë hequr, Luan Daci i është përgjigjur: “Unë kam ikur me dorëheqje, sepse nuk na lejuan të regjistroheshim”.

Me datë 17 janar 220, në Prokurorinë e Posacme është paraqitur një kallëzim penal ndaj Luan Dacit. Sipas kallëzuesit në dokumentacionin zyrtar të marrë nga Kuvendi, rezulton se Luan Daci, ka bërë një kërkesë drejtuar institucionit të Avokatit të Popullit me objekt: “Aplikimin, emërimin e kërkuesit në vende vakante të shpallura në bazë të ligjit 84/2016, në faqen e dytë të së cilës, ka deklaruar se “ndaj meje nuk është marrë masë diplinore e largimit nga puna, ose ndonjë masë tjetër disiplinore që është ende në fuqi, sipas legjislacionit në momentin e aplikimit. Ky deklarim që është bërë nga Luan Daci, në  një dokument zyrtar drejtuar Avokatit të Popullit, sipas kallëzuesit provohet të jetë i pavërtetë pasi me vendimin nr.6 datë 24.12.1997 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ai është shkarkuar nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi bazën e kallëzimit penal nr.36, datë 27 janar 2020, regjistroi procedimin penal për veprën penale të “falsifikimit të dokumentave”. Kallëzimi penal i depozituar kundër Luan Dacit ka patur të bashkëlidhur dokumentacionin e marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, ku përfshihej dosja personale e këtij shtetasi, paraqitur prej tij pranë zyrës së Avokatit të Popullit, kopje e procesverbalit të seancës dëgjimore të Luan Dacit në Komisionin Ad Hoc; shkresë marrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, ku përfshihej edhe vendmi nr.6 datë 24 dhjetor 1997, i Këshillit të Lartë të Drejtësisë; procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, datë 18 nëntor 2016, kopje e kërkesës së z.Luan Daci datë 14 nëntor 2016. Me 28 janar 2020, SPAK kërkoi nga Kuvendi të dhëna në lidhje me shtetasin Luan Daci. Dokumentacioni iu vu në dispozicion me shkresën nr.359 datë 30 janar 2020. Nga ky dokumentacion rezultoi: Dosja personale e Luan Dacit, paraqitur pranë Av.Popullit në të cilën gjendej ndër të tjera edhe kërkesa e tij për të emëruar në vendet vakante të institucioneve të rivlerësimit, me këtë përmbajtje:

“Unë kërkuesi Luan Daci, jam banor i qytetit të Tiranës, me profesion jurist i titulluar i tillë nga Komisioni Shtetëror i Universitetit Shtetëror të Tiranës me datë 26.04.1994. Notën mesatare të këtij universiteti shtetëror e kam në nivelin 8.3 dhe diplomën shtetërore e kam mbrojtur me notën 9. Më pas kam ushtruar profesionin e avokatit pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë, i autorizuar nga Ministri i Drejtësisë dhe i regjistruar në këtë dhomë në vitin 2000. Pra në sistemin e drejtësisë si avokat kam përvojë prej 17 vitesh. Nuk kam ushtruar funksione politike në administratën publike dhe nuk kam mbajtur pozicione drejtuese në ndonjë parti politike gjatë 10 viteve të fundit.

Ndaj meje nuk ka nisur hetim penal, nuk jam i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e ndonjë krimi, apo kryerjen e një kundravajtje penale me dashje. Ndaj meje nuk është marrë masë disiplinore e largimit nga puna, apo ndonjë masë tjetër disiplinore e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit në monentin e aplikimit. Nuk kam qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish sigurimi i shtetit para vitit 1990.

Çfarë ka deklaruar Daci në komisionin ad hoc

Procesverbali datë 2 qershor 2017 ora 11.00 nga Komisioni ad hoc me gjashtë anëtarë për përzgjedhjen e kandidatëve për krijimin e institucioneve të rivlerësimit sipas ligjit nr.84/2016, i cili njofton përmbajtjen e intervistës së kandidatit Luan Daci, realizuar pranë komisionit si më poshtë vijon:

Pasi kandidati flet për karrierën dhe arsyet përse kandidon, Vasilika Hysi pyet anëtarët nëse kanë pyetje:

Ervin Bushati: Kam dy pyetje.  E para pyetja që ua bëjmë të gjithë kandidatëve a keni ju lidhje me politikën?

Luan Daci: Jo.

Ervin Bushati: Datat këtu nuk janë shumë të qarta, a mund të na thoni shkurtimisht nga cili vit në cilin vit keni punuar, në cfarë pozicioni, gjithmonë avokat, por nga cili vit?

Luan Daci: kam punuar avokat që nga data 20 mars 2000 kur kam marrë licencën me autorizim të Ministrit, Ilir Panda, I cili më ka bërë edhe karakteristitkën edhe për motive të aftësivë të mia, profesionale. Madje, z.Panda më ka përjashtuar edhe nga provimi, duke vlerësuar aftësitë e mia morale, aftësitë profesionale, figurën time dhe më ka akorduar licencën.

Ervin Bushati: Para kësaj date?

Luan Daci: Përpara kësaj date, para vitit 2000?

Ervin Bushati: Kam punuar gjyqtar në gjykatën e Tiranës.

Ervin Bushati: Nuk janë datat këtu, prandaj…

Luan Daci: Janë në CV

Vasilika Hysi: Jo

Luan Daci: Na është kërkuar vetëm vjetërsia, kam marrë vërtetimet dhe duhet të jenë edhe aty.

Vasilika Hysi: Z.Daci ju jeni diplomuar në 1993.

Luan Daci: Në 1994 dhe ju keni qenë anëtare e komisionit.

Vasilika Hysi: E di që kam qenë anëtarë e komisionit, por CV juaj ndryshe  nga ato që po thoni, ka disa…., prandaj po ju pyesim. Ju e keni shkruar CV, nuk e kemi bërë ne, dhe kenu shkruar që jeni diplomuar në 1993. Pyetja ime është: Sa vite keni punuar si gjyqtar dhe pse jeni larguar nga sistemi gjyqësor dhe keni kaluar avokat? Dhe për rekorde kur keni filluar?

Luan Daci: Zonja kryetare kam filluar punë në shtator 1993, fillimisht kam qenë ndihmës gjyqtar, kur kemi dhënë diplomën para komisionit shtetëror, dy ditë pas dhënies së diplomës unë jam emëruar gjyqtar në gjykatën e Tiranës, madje jam emëruar edhe nënkryetar dhe vendi per arsye ekonomike është suprimuar, nuk e di kanë ndjekur një model tjetër, nuk kam pasur ndonjë problem. Dhe deri më datë 24 dhjetor 1997, kam qenë gjyqtar në gjykatën e Tiranës. Ashtu sikurse po del një ligj për vettingun, atëherë doli ligj për riorganizimin e sistemit të sistemit të drejtësisë. Cfarë kemi kontestuar ne si shoqatë e gjyqtarëve?

Ne donim atë që na garantonte ligji që ne të regjistroheshim në Shkollën e Magjistraturës, sepse e kishim kursin të plotë, por edhe të ishte i përshpejtuar. Atëherë nuk u zbatua nga qeveria e kohës ai urdhër  ligjor i Shkollës së Magjistraturës, ku ne të gjithë duhet të regjistroheshim. Pra e keni ligjin. Ne e kontestuam këtë ligj thjeshtë për këtë pikë, pra kërkuam të regjistroheshim në Magjistraturë. Cfarë ndodhi? Nuk na regjistruan në shkollën e Magjistraturës. Ne organizuam  një protestë ambjenteve të gjykatës, pavarësisht se është shkruar në ambjentet e gjykatë, jo, ne nuk e kemi bërë protestën në ambjentet e gjykatës, sepse ne e njihnim ligjin shumë mirë dhe as kemi penguar punën e gjykatës dhe as e kemi krijuar problem me shtetin.

Vasilika Hysi: Në 1997 jeni larguar, keni ikur apo ju kanë hequr?

Luan Daci: unë kam ikur më dorëheqje, sepse nuk na lejuan të regjistroheshim.

Me shkresën nr.1890 prot datë 7 shkurt 2020 SPAK ka kërkuar të dhëna nga Këshilli I Lartë Gjyqësor në lidhje me kërkesën e paraqitur nga Luan Daci për emërimin gjyqtar në gjykatën e Tiranës si dhe dokumentat në lidhje me ecurinë dhe përfundimin e procedurës disiplinore pranë tij. Nga dokumentacioni rezulton se:

“Komisioni i shqyrtimit të kandidaturave për gjyqtarë, zhvilloi me datë 15 nëntor 2016 mbledhjen për shqyrtimin e kandidaturave për trasferim për 5 vende vakante  për gjyqtarë në gjykatën e Tiranë, shpallur me vendimin nr.115 të KLD. Komisioni vlerësoi se kandidati i cili nuk plotësonte kriteret për tu emëruar ishte kandidati Luan Daci ish gjyqtar në gjykatën eTiranës. Komisioni vlerësoi se ky kandidat nuk plotëson kriteret për trasferim në këtë gjykatë, është larguar nga detyra me vendimin nr.6, datë 24 dhjetor 1997, pra skualifikohet. Në bazë të vendimit nr.6, datë 24 dhjetor 1997 me propozim të Ministrit të Drejtësisë është vendosur: Luan Daci largohet nga detyra, për shkelje të ligjës dhe paaftësi në detyrë.

 

Deklarimi i Luan Dacit, si person nën hetim

I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet, në datë 15.05. 2020  në prezencë të avokatit, Luan Daci deklaroi:

Unë u njoha me kallëzimin penal të bërë ndaj meje. Kallëzuesi ka ngritur pretendime për tre akte për t’i konsideruar si formularë dhe pretendime për të dëna të rreme në këto ake. Konsideron të tilla aktet si më poshtë, kërkesën për aplikim, jetëshkrimin dhe emërimin e kërkuesit në vendin vacant. Në lidhje me këto pretendimet të kallëzuesit konstatoj lehtë dhe qartë se unë si aplikues për emërim nuk kam paraqitur dhe nuk kam bëë asnjë formular të falsifikuar qoftë nga ana ime, qoftë nga institucionet nga ku unë kam dokumentat. Kallëzuesi konteston CV, kjo CV që unë kam dorëzuar të Avokati I Popullit me procesverbal nuk ka asnjë rrethanë apo fakt të rremë dhe asnjë dokument të falsifikuar. Kjo CV nuk është formular por është një document që unë kam strukturuar vetë.

Lidhur me pretendimin e kallëzuesit për masën disiplinore të shkarkimit nga detyra dua të sqaroj se nuk është e vërtetë që unë kam patur detyrim ligjor, e formalizuar me ndonjë formular për të dhënë përfjigje për shkaqet e largimit të personit tim në 1997.

Pra nuk ka asnjë formular në dosjet tona, si aplikues ku të kërkohet kjo e dhënë. Në qoftë se do të më kërkohej edhe në kuptimin qytetar absolutisht që do të jepja shpjegime të qarta./Opinion.al

 

Etiketa: dosjaKPAluan daci


Ju sugjerojmë

Përmbytje masive në Rumani, tre viktima
Bota

Përmbytje masive në Rumani, tre viktima

28 Korrik, 2025 8:38 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Plagosja me thikë e të riut në Vlorë, policia: Po punojmë për kapjen e autorit

28 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer: Person i keq

28 Korrik, 2025 8:08 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Plagoset me thike 25-vjeçari në Vlorë

28 Korrik, 2025 7:56 pm
VIDEO/ “I lindur për sport”, sa kushton roboti që lëviz si njeri
Life Style

VIDEO/ “I lindur për sport”, sa kushton roboti që lëviz si njeri

28 Korrik, 2025 7:36 pm
Europiani i vajzave 2025 thyen rekord, mbi 657 mijë tifozë në stadiume
Sport

Europiani i vajzave 2025 thyen rekord, mbi 657 mijë tifozë në stadiume

28 Korrik, 2025 7:08 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Gjendet një person i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës

28 Korrik, 2025 7:07 pm
Vijon zjarri në Lukovë, vatër e re regjistrohet edhe në fshatin Dukat-Fushë
Aktualitet

Vijon zjarri në Lukovë, vatër e re regjistrohet edhe në fshatin Dukat-Fushë

28 Korrik, 2025 6:24 pm
Revista “Travel Radar”: Shqipëria mes destinacioneve të reja të udhëtimeve në 2025
Aktualitet

Revista “Travel Radar”: Shqipëria mes destinacioneve të reja të udhëtimeve në 2025

28 Korrik, 2025 6:16 pm
Netanyahu: Nuk ka uri në Gaza, Hamasi vjedh ndihmat dhe na akuzon ne
Bota

Netanyahu: Nuk ka uri në Gaza, Hamasi vjedh ndihmat dhe na akuzon ne

28 Korrik, 2025 6:11 pm
Para
Thaçi dhe Vuçiç, takim në Shtëpinë e Bardhë

Thaçi për Serbinë: Do ballafaqohet me drejtësinë për masakrat në Kosovë

Denoncimi i Forumit: Ja 7 ‘eskpertët’ që firmosën për prishjen e teatrit

Denoncimi i Forumit: Ja 7 'eskpertët' që firmosën për prishjen e teatrit

Covid-19/ Rritet bilanci i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

Covid-19/ Rritet bilanci i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut
















TE FUNDIT

Përmbytje masive në Rumani, tre viktima

Përmbytje masive në Rumani, tre viktima
28 Korrik, 2025

Rumania po kalon një nga situatat më të rënda natyrore të viteve të fundit, pasi përmbytjet e mëdha që kanë...

Lexo më shumë

Plagosja me thikë e të riut në Vlorë, policia: Po punojmë për kapjen e autorit

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
28 Korrik, 2025

Sot, rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini”, në një berberhanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta,...

Lexo më shumë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer: Person i keq

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
28 Korrik, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump ndau mendimin e tij për kryetarin e bashkisë së Londrës të cilin nuk hezitoi ta shprehte...

Lexo më shumë

Plagoset me thike 25-vjeçari në Vlorë

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
28 Korrik, 2025

Qëllohet me thikë një i ri në Vlorë. Ngjarja ka ndodh në lagjen Pavarësia pranë nje berberhane. I plagosuri me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com