Një mësues Matematike, 64 vjeç u arrestua sot pas denoncimit të një nxënëseje për veprime të turpshme. Në prani të psikologut, vajza ka treguar se mësuesi, Hasan M, që ishte dhe mësuesi kujdestar, e mbante në klasë dhe kryente veprime të turpshme me të. Ajo ka rrëfyer më tej, duke shtuar se mësuesi e puthte dhe e prekte në zona intime. Sipas saj veprimet bëheshin edhe në korridore apo ambiente të tjera të shkollës.
Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje, mësuesi ka mohuar kategorikisht akuzat që rëndojnë ndaj tij. Ai pohoi se me vajzën ka pasur një raport korrekt mësues-nxënës. Sakaq, Komisariati nr.6 po merr në pyetje dhe stafin e mësuesve të shkollës 9-vjeçare në Kashar si dhe nxënës të klasës ku mësonte vajza 14-vjeçare.